20.02.2013 Views

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Vlerësimin e realizimit të ushtrimit praktik e bëra

me notim analitik dhe me dhënie të informacionit

kthyes gojor. Notat për efikasitetin e procesit të

aktiviteti - Ushtrim praktik: Orientimi në hapësirë

u dhanë në bazë të listës së përgatitur për dhënie

të pikëve dhe për notim të ushtrimit praktik dhe

në bazë të fletës kontrolluese.

U zhvillua diskutim lidhur me pikët dhe notat

e fituara, si dhe për aktivitetet e realizuara në

mënyrë drejt dhe për pjesët të cilat duhet të

përmirësohen.

REzULTATET

ÂÂNxënësit e grupit të parë dhe të dytë të cilëve iu dha udhëzim

për punë dhe e dinin se çka do të vlerësohet, i realizuan të tria

aktivitetet me shumë vëmendje; në veçanti kishin kujdes për

pjesët të cilat notohen.

ÂÂGrupi i tretë i cili nuk ishte i informuar për atë se cilat aktivitetet

do të notohen, shfaqi rezultate më të dobëta në aktivitetit e

parë dhe nuk i përfshiu plotësisht elementet e nevojshme për

realizimin e aktivitetit. Pasi ua bërë me dije, grupi i tretë, që

kishte mangësi në kryerjen e aktiviteteve dhe në përpunimin

e skicës, e përsëriti ushtrimin duke e ditur se çka notohet,

andaj edhe aktiviteti edhe skica së bashku me raportin u

realizuan në mënyrë solide. Secili nxënës i kushtoi më tepër

rëndësi punës së tij në kuadër të punës grupore. Grupi i tretë

nuk ishte i kënaqur nga raporti i tij i parë me shkrim lidhur me

skicën e përpunuar dhe kërkoi ta ripunojë atë. Unë e pranova

vetëkritikën e tyre dhe me kënaqësi u lejova ta plotësojnë

shpjegimin për atë sesi orientohen dhe si përcaktohen anët

kryesore dhe dytësore të botës në hapësirë. Grupi i evitoi të

gjitha gabimet e raportit të parë.

ÂÂNë dy aktivitetet e tjera praktike (ku përsëri nxënësit i

shkëmbyen instrumentet për orientim në hapësirë) rezultatet

ishin të shkëlqyeshme te të tria grupet, nuk kishte dallim

ndërmjet grupeve për sa i përket realizmit cilësor dhe

prezantimit të rezultateve

ÂÂI përdornin drejt instrumentet për orientim në hapësirë.

ÂÂI përcaktonin saktësisht anët kryesore dhe dytësore të botës.

ÂÂI përpunonin skicat drejt dhe me prezantim të saktë të

lëvizjeve të pjesëmarrësve në aktivitete.

VETËREfLEKTIMI

Pas kryerjes së aktiviteteve, arrita në të dhënat vijuese të

cilat i kam parasysh gjatë notimit të aktiviteteve praktike në

të ardhmen:

1. Për çdo aktivitet praktik duhet të jepet udhëzim për

punën dhe duhet të mbahet llogari se çka vlerësohet në

aktivitet.

2. Nxënësve duhet t’u jepet paraprakisht fleta për dhënien

e pikëve gjatë notimit të ushtrimit praktik dhe fleta për

prezantimin e rezultateve .

3. Në raport duhet të theksohet se cilin aktivitet e ka pasur

për detyrë ta kryejë cili nxënës në grup, që të mund të

notohet ndaras edhe kontributi individual i secilit nxënës.

4. Përpos notimit të grupit nga arsimtari, mendoj se është

mirë që secili grup ta notojë aktivitetin e tij sipas listës

për dhënie të pikëve ose me ndonjë instrument tjetër për

notim, të përgatitur nga arsimtari. Nxënësit të mund ta

notojnë tërë aktivitetin e grupit, por edhe aktivitetin e

individit në grup.

Notim për mësim në shekullin 21 25

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!