20.02.2013 Views

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

NOTIM PËR MËSIM NË SHEKULLIN - Збирка на материјали за ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

REzULTATET

Qëllimi i procedurës për notimin e ndërsjellë ishte që të

shqyrtohet niveli i diturive të fituara të nxënësve të cilët

bëjnë notim, përmes mundësisë që t’i dallojnë shkathtësitë

të cilat i kryen nxënësi tjetër, si dhe t’i evidentojnë ato në

fletën kontrolluese – nëse janë nxjerrë në mënyrë të drejtë.

Po ashtu pritet të motivohen nxënësit që në mënyrë aktive

të përfshihen në mësim duke e ditur se vlerësimet e tyre

çmohen.

Në fakt, dëshirova të krahasohet suksesi i nxënësve të

cilët punuan në gjysmën e parë të orës, të cilët nuk kishin

njohuri për shkathtësitë të cilat notohen, në raport me

nxënësit të cilët punonin në grupin e dytë dhe e ndiqnin

punën e nxënësve të grupit të parë.

Kështu arrita deri te njohuritë vijuese:

ÂÂ Të gjithë nxënësit gjatë një ore krijuan dokument word

dhe e plotësuan fletën kontrolluese që ishte e dedikuar

për notimin e ndërsjellë të nxënësve.

ÂÂ Notimi i ndërsjellë u mundësoi nxënësve që më me

efikasitet dhe më drejt t’i t’i realizojnë shkathtësitë,

ndërsa njëkohësisht ta vërejnë përparimin e tyre.

ÂÂ Notimi i ndërsjellë mundësoi që nxënësit ta shfrytëzojnë

teknologjinë informatike për ta përshkruar veprimin

të cilin e kryen nxënësi klasës së tyre ose ta dallojnë

shkathtësinë në bazë të kritereve të theksuara për

notim.

ÂÂ Unë dhe nxënësit biseduam për cilësinë e aktiviteteve

praktike dhe për suksesin e tyre në notim. Për

aktivitetet e ardhshme praktike nxënësit kërkojnë që

paraprakisht t’i dinë mënyrat dhe kriteret e notimit.

Më me rëndësi është se përvoja e notimit të nxënësve të

klasës ka ndihmuar shumë që të jenë më të suksesshëm

nxënësit që pastaj krijojnë dokument word.

GRUPI A

Nxënësit të cilët në gjysmën e parë të orës ishin të

angazhuar në krijimin e dokumentit i shfaqën këto

dobësi:

Nuk ishin të sigurt sa duhet në zgjidhjen e komandave

për realizimin e aktivitetit.

I kryenin aktivitetet e udhëzimit sipas radhitjes

personale (në fillim i realizon aktivitetet të cilat i di

më së miri).

Shumica e nxënësve nuk kanë kujdes në formatimin

e tekstit të theksuar në udhëzim dhe në rregullat për

bukurshkrim, duke u kujdesur vetëm që ta shkruajnë

tekstin në mënyrë të saktë.

GRUPI B

Nxënësit të cilët të parët i plotësojnë fletët kontrolluese

për notimin e nxënësve të tjerë të klasës, i shqyrtojnë

kriteret e notimit të aktivitetit praktik dhe, duke e ndjekur

punën e nxënësve të tjerë, fitojnë pasqyrë të plotë për

komandat e mësuara dhe për zbatimin e tyre.

Ky grup i nxënësve shfaqën rezultate shumë më të

mira gjatë krijimit të dokumentit në pjesën e dytë të

orës, duke i eliminuar dobësitë paraprake.

VETËREfLEKTIMI

Edhe pse jam e kënaqur nga efektet e aktivitetit të

realizuar, në veçanti duke e pasur parasysh krahasimin

me qasjet klasike kur secili nxënës vetë krijon dokument

i cili pastaj do të notohet, mendimet e mia për të ardhmen

janë këto:

ÂÂ Për këtë lloj të aktivitetit praktik me përcjellje të

udhëzimit, duhet të kenë përvojë paraprake të cilën

do ta fitojnë gjatë orëve të parapara për ushtrime

dhe aty do të njoftohen me shkathtësitë të cilat duhet

notuar. Prandaj edhe në të ardhmen do ta praktikoj

këtë në këtë mënyrë:

ÂÂ Në një kompjuter të punojnë nxënësit me nivel të

ndryshëm të njohurive. Çdo aktivitet praktik së

pari duhet ta kryejnë nxënësit me nivel më të lartë

të diturisë dhe të shkathtësive, ndërsa nxënësit të

cilët kanë më shumë vështirësi në mësim ose që më

ngadalë i përvetësojnë shkathtësitë për ta përcjellë

punën e tyre, do ta realizojnë atë aktivitet pas tyre.

ÂÂ Për aktivitetet e ardhshme nxënësit mund të sjellin

propozim-dokument në të cilin do të futen elementet

e mësuara, e pastaj t’i krijojnë ato në orë të mësimit.

Notim për mësim në shekullin 21 43

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!