20.02.2013 Views

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pranë rrjetave me kuvli

Mbi bangat ku dëgjohet

Kitra bulurima fluturimi

Të përfshirë mes egërsirave të paradës

Atje do t’i përjetojmë agimet qumshtore

Atje do të kafshojmë duke pritur

Lajmin për arritjen e parë

Turn i braktisur në brigjet e detit

Një territor i dashurisë

Së mënjanuar përherë

Ndoshta një shikim drejt çajit

Të ftohtë të mëngjezeve të përbashkëta

Graţiela Popescu

(Graciela Popesku)

Absolvente e latinishtes në Universitetin e Krajovës, asistent universitar në fakultetin e Gazetarisë

pranë Universitetit Spiru Haret në Bukuresht, njohëse e teorisë moderne të tekstit, anëtare e Lidhjes së

Shkrimtarëve të Rumanisë, autore vjershash, dramash, reçensionesh dhe kronikash në revista autoritative

letrare, koautore dhe autore vëllimesh me pjesë teatrale, autore dokumentarësh për Televizionin Rumun,

autore e vëllimit Kronografi Popesku (Cronograful Popescu) (Editura Muzeu i Letërsisë Rumune,

Bukuresht, 2003), e dekoruar me çmime të shumta letrare, që nga vëllimi i saj i parë (Zonjusha Popesku

(Domnişoara Popescu), Ed. Augusta, Timishoarë, 2000). Lirika e saj është një univers i harlisur, herë-herë

deklarativ, i shumëngjyrshëm dhe i furishëm. Sipas Octavian Soviany-t, tekstualizmi i Gracielës është një

tekstualizëm që të josh përmes feminitetit të saj.

EDHE NJË LETËR NGA QYTETI I VIRGJIL MAZILESKUT

Jam nga qyteti i V.M. vonë e kam kuptuar

Ashtu siç dëshiroja të ta dhuroj

Një top të madh të kuq

Të gjithë më psikoanalizojnë i zbuloj

Dëshirat ekzibicioniste sëmurjen

E Kierkegaardit ashtu siç e ndryshoj shpeshherë

Ngjyrën e flokut në këtë qytet

Kur nuk mund të udhëtoj

Dhe megjithatë

Ëndërruan tre ditë e katër netë

Ishuj me nuse të bukura

Dhe nuset dihet se janë si shpirti

HALLAKATJE

Bastardëve të Derridës

Të kujtohet

Kur bërthamat tona gjenerative

Rrinin të trallisura

Me frymëmarrjen e prerë nga frika si do skllevër

I çelnim damarët dhe i varnim ngadalë

Të na i thithin farat tekstuale krejt vlagë

Dhe të kujtohet britma finale.

Ja teksti! Nga dashuria jonë

U lind një tekst

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!