20.02.2013 Views

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Henrik Bariq. Rrethin e shquar të studiuesve të vlerësuar nga Profesor Ajeti,

njëkohësisht e përbëjnë edhe studiuesit që kanë shënuar majat e studimeve të tyre në

fushat përkatëse, si: romanisti, sllavisti dhe etimologu më me ndikim në qarqet shkencore

jugosllave Petar Skok; linguisti fatkeq, në duart e të cilit besohej se do të mbetet

sllavistika e gjysmës së dytë të shekullit XX, por nuk do të mungonin as kontributet e tij

në fushë të albanologjisë, Ivan Popoviq; dhe mjeshtri i tij, Profesori e bardi i Seminarit të

Albanologjisë në Beograd, kroati Henrik Bariq. Nëse dy të parët, sikur dihet me ngulm

ndoqën linjën e Selishqevit, duke u bërë jo njëherë dorë e zgjatur e mendimit ideologjik

pansllavistë në Ballkan, Bariqi përgjithësisht mbajti një qëndrim të drejtë për shqiptarët,

sado deri në fund mbrojti pikëpamjen, që më në fund ishte thjesht pikëpamje shkencore e

tij, për prejardhjen e popullit shqiptar nga trakët.

I lindur në Dubrovnik në kohën kur Gustav Majer po shënonte majat e studimeve të

tij albanologjike dhe madje po i vendoste themelet e albanologjisë shkencore, Henrik

Bariq, si edhe brezi i tij me prirje të theksuara për kërkimet shkencore, orientohet drejt

Vjenës e Gracit, ku bëhet edhe studenti i dalluar i profesorëve të shquar të kohës Meyer-

Lübke. Këtu ai merr dijen bazë në fushë të romanistikës, ballkanistikës,

indoeuropianistikës dhe madje do të ketë në dorë gjithë të arriturat më të larta të

albanologjisë së kohës. Që në fillim ai do të shquhet për korrektësinë e përdorimit të

metodologjisë së kërkimit shkencor dhe për mendimin kritik të paraardhësve të tij në

fushat përkatëse. Një qëndrim jashtëzakonisht konsekuent në kritikën e tij në fushë të

albanologjisë do të mbajë sidomos ndaj lëvruesit më të thellë të saj Gustav Majerit.

Sigurisht kjo është arsyeja pse nga fillimet e kërkimeve të tij, albanologjia do të bëhet

objekt studimi. Duke zbatuar metodologjitë më të reja shkencore dhe duke mbajtur

qëndrim kritik ndaj arritjeve të gjeratëhershme ai njëkohësisht do të bëhet edhe bartës i

zhvillimeve të saj.

Gjatë kohës që po e drejtonte Degën e gjuhësisë indoevropiane në Beograd hapi

Seminarin e Gjuhës Shqipe e pranë saj të parën revistë dhe të vetme albanologjike Arhiv

za arbanasku starinu, jetik i etimologiju (1923-1928) 41 , në të cilën studimet e tyre i

botonin edhe albanologët, ballkanologët dhe indoeuropeistët më të njohur të kohës: bardi

i studimeve albanologjike të kohës Norbert Jokli, dialektologët Carlo Tagliavini e Glisha

Elezoviq, romanisti Petar Skok, ilirologu e helenisti Milan Budimir etj.

Përgatitja universitare në fushë të indoeuropianistikës bëri që Bariqi të vazhdojë

kërkimet dhe studimet e tij në traditën e kërkimeve dhe studimeve mbi prejardhjen e

popullit shqiptar e të gjuhës shqipe (ilire apo trake), si dhe mbi disa probleme themelore

të strukturës gjuhësore të shqipes, të trashëgimisë a të përkimeve të saj me gjuhët motra

të familjes indoevropiane njëherë dhe ballkanike herën tjetër.

Në fushë të studimit të historisë së gjuhës shqipe e të vendit të formimit të saj

Hernrik Bariq deri në fund mbrojti teorinë e prejardhjes së gjuhës shqipe nga trakishtja.

Në të vërtetë Bariqi mbrojti dhe plotësoi atë teori, të cilën edhe më parë e mbrojtën dhe e

plotësuan disa nga studiuesit e njohur para tij. Vendin e formimit të popullit shqiptar e të

gjuhës shqipe e gjente në lindje të Ballkanit, afër rumunëve. Profesor Ajeti, duke

vlerësuar kontributin e Henrik Bariqi në fushë të albanologjisë, me gjithë meritat që ia

41 Serinë e kësaj reviste e ka ribotuar fototip Institutit Albanologjik i Prishtinës, në redaksinë

e së cilës gjenet edhe Profesor Idriz Ajeti. Shih: Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju,

knjiga I, sv. 1-2. / Urednik H. Barić.- Beograd, 1923.- Ribotuar - München, 1971. 276 f.; II (1924) /

Beograd, 1925, 450 f.; III, sv. 1-2. 1926, 305 f.; IV, sv. 1. Ribotuar i plotë në Munchen, 1971. /

Urednik H. Barić.- Prishtinë - Priština, 1969. 160 f.; Ky ribotim u bë nën kujdesin e Prof. Dr.

Idriz Ajetit dhe Prof. Dr. Hasan Kaleshit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!