20.02.2013 Views

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Duart e mia janë dashuruar

Vaj, goja ime dashuron

Dhe ja, u zgjova

Ngase sendet janë aq afër meje

Saqë memzi mund të shkoj përmes tyre

Pa u plagosur

Është kjo një ndjenjë e ëmbël

Prej zgjimi ëndërrimi

Dhe ja pa fjetur

Më faniten hyjnitë e fildfishta

I marr në dorë dhe

Duke qeshur i vidhos në hënë

Si do doreza të gdhendura

Siç ishin dikurë rrotat e stolisura

Në timonin e anijeve

Jupiteri është i verdhë dhe Hera

Madhështore e argjentë

I bie me të majtën në rrotë dhe ajo shembet

Është një valle e dashur e ndjenjave

Hyjnesha të ajrit mes meje e teje

Dhe unë me rrjetat e shpirtit

Të fryra nga përmallimi

Të kërkoj kahmos dhe sendet vijnë

Gjithnjë e më afër

Dhe krahërorin ma shtrëngojnë

dhe më dhembin

JOFJALËT

Ai shtriu ndaj meje gjethin

Si një dorë me gishtërinj

Unë shtriva ndaj tij dorën

Si një gjeth me dhëmbë

Ai zgjati ndaj meje një degë si krahun

Unë zgjata ndaj tij krahun si degë

Ai e përkuli trungun ndaj meje

Si një sup

Unë e përkula supin ndaj tij

Si një trung me nyje

Dëgjova si dendësohej lëngu i tij

Duke lëvrirë si gjak

Dëgjoi si ujësohej gjaku im

Duke u ngjitur si lëng

Unë kalova nëpër të

Ai kaloi nëpër mua

Unë mbeta pemë e vetmuar

Ai

Njeri i vetmuar

PËRRALLË SENTIMENTALE

Pastaj shiheshim shpesh e më shpesh

Unë qëndroja në njërin breg të çastit

Ti në tjetrin

Porsi dy gotulla amforash

Vetëm fjalët fluturonin mes nesh

Përpara dhe prapa

Vorbulla e tyre thuajse dukej përbri

Dhe përnjëherë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!