20.02.2013 Views

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

(Marin Soresku)

Është njëri prej krijuesve më interesantë të periudhës së pas Luftës së dytë botërore: poet, eseist,

dramaturg, përkthyes letrar, piktor. U lind në Bulzeshti të Oltenisë (1936), dhe vdiq në Bukuresht (1996).

Kreu studimet e filologjisë (Gjuhën dhe letërsinë rumune), në Universitetin e Jashit, ku debutoi në shtypin

letrar (1959). Më 1964 iu botua libri i parë, për t’u bërë në ndërkohë (pas botimit të mbi 20 veprave letrare),

i njohur dhe i përkthyer në tërë botën, i nderuar me çmime të ndryshme letrare, anëtar akademishë

ndërkombëtare, ligjërues dhe lexues nga vargjet e tij në dhjetra universitete të Evropës dhe Shteteve të

Bashkuara të Amerikës, pjesmarrës nëpër kongrese dhe festivale të shumta ndërkombëtare, kandidat i

mundshëm i Çmimit të Nobëlit për Letrërsi. Falë akad. Rexhep Ismajlit, Aurel Plasarit dhe autorit të këtij

libri (B.Y.), vargjet e Soreskut e kanë parë dritën e botimit në kuadrin e disa veprave: Antologji e poezisë

shqipe e sh. XX (1979), Moral yjesh (1990), Eja të ta them një fjalë (1990), Një flatër dhe një këmbë (1993)

etj. Parodia, ironia dhe humori, janë veçori konstante e këtij poeti (R. Ismajli).

UA LIDHA

Ua lidha sytë drurëve

Me një shami të blertë

Dhe u thashë të më gjejnë

Drurët më gjetën përnjëherë

Me një fërgëllimë gjethesh

Ua lidha sytë zogjve

Me një shami reshë

Dhe u thashë të më gjejnë

Edhe zogjtë më gjetën

Me një këngë

Ia lidha sytë trishtimit

Me një buzëqeshje

Dhe trishtimi më gjeti të nesërmen

Në një dashuri

Ia lidha sytë diellit

Me netët e mia

Dhe i thash të më gjejë

Je atje tha dielli

Dhe mos u fsheh më

Pas asaj kohe

Mos u fsheh

Më thanë krejt sendet

Dhe krejt ndjenjat

Të cilave u mundova t’ua lidh

Sytë

E KUNDROVA DRITËN

E kundrova dritën mbi dhe

Dhe u linda edhe unë

Ta shoh se ç’jeni duke bërë

Të shëndoshë Trima

Si ja çoni me lumturinë

Ju falemnderës s’po më përgjigjeni

As unë s’kam kohë për përgjigje

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!