20.02.2013 Views

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Duke qenë njohës dhe studiues i mirë i gjuhëve romane dhe njohës e studiues madje

në përmasa dialektore të gjuhëve të sllavëve të jugut, për Profesor Ajetin mund të thuhet

ajo që përgjithësisht thuhet për studiuesin Gustav Wajgandi “ai është ballkanolog në

kuptimin e plotë të fjalës”.

b. Profesor Idriz Ajeti e kupton me kohë misionin e tij prej bardi të albanologjisë në

kuptimin e bërjes dhe të drejtimit institucional të saj, por nuk do të bëhet as apostull i saj

brenda institucioneve shkencore, sikur do të veprojnë bie fjala bashkëkohësit e tij

Profesor Aleks Buda e Mahir Domi, as murgu i saj, sikur do të bëhet gjithashtu

bashkëkohësi i tij Profesor Jup Kastrati.

c. Sigurisht kjo është arsyeja pse, ndonëse ishte albanolog dhe institucion i saj, ai

në jetën e tij nuk deshi të identifikohej me linguistikën deri në kult, sikur veproi

bashkëkohësi i tij Profesor Selman Riza.

III. Albanologu dhe albanologjia

Në rrugën e tij jetëgjatë prej albanologu e ballkanologu, ai ka vazhduar ta ndërtojë

shkollën e trashëguar prej brezash në fushë të albanologjisë, ka përgatitur pasardhësit e

saj, prej të cilëve, besoj se nuk do të keqkuptohem nëse them se pjesa më e madhe e tyre

kanë mbetur nxënës të tij; ka zgjeruar projektet e tij kërkimore drejt sintezave të mëdha të

përmasave kombëtare, çfarë është Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, por a do të arrijë

të përmbyllë një prej veprave jetësore, të pritura nga dora e tij: sintezën gjuhësore të

marrëdhënieve shqiptaro-sllave! Natyrisht, prej studiuesit, të cilit i shënohet 90-vjetori i

lindjes, kërkesa të tilla dhe të kësaj natyre, jam i vetëdijshëm se nuk duhet të bëhen. Unë

e bëra këtë për t’iu përgjigjur atyre që këtë kërkesë e kanë shtruar disa dekada më parë,

për të konstatuar njëkohësisht se kjo vepër jetësore e tij vërtet nuk është përmbyllur si një

monografi e përmasave të studimeve etimologjike të Profesor Eqrem Çabejt, të

gramatikës historike të Profesor Shaban Demirajt, apo të historisë së albanologjisë së

Profesor Jup Kastratit, por edhe ashtu si është, tërësia e veprës së tij paraqet fondin më të

pasur, më të plotë dhe më të sigurt, për një sintezë të madhe të marrëdhënieve gjuhësore

shqiptaro-sllave.

Në rrafshin kërkimor studimet për historinë e albanologjisë nuk zënë vendin që

zënë studimet në fushë të dialektologjisë, të planifikimit gjuhësor apo edhe të

marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-sllave, por janë të rëndësishme për disa arsye: e para,

për arsye se ato i shkruan albanologu, i cili në institucionet shkencore ndërkombëtare ku

studiohej albanologjia të njëjtën kohë përfaqësonte dijen bashkëkohore të albanologjisë;

dhe së dyti, për arsye se ato i shkruante albanologu, i cili në të njëjtën kohë nga

bashkëkohësit ishte bërë objekt studimi.

Përpjekja jonë për të parë figurën e Profesor Idriz Ajetit, kontributin e tij dhënë

gjuhësisë shqiptare dhe vendin e tij në studimet albanologjike, sigurisht nuk do të ishte e

plotë sikur sinonimet albanologu dhe institucioni i albanologjisë, të mos i referoheshin

edhe referencës tjetër: historiani i albanologjisë.

Ndihmesën e tij prej historiani të albanologjisë Profesor Idriz Ajeti e ka dhënë duke

sjellë sinteza të mëdha për shkolla të caktuara albanologjike, biografi për albanologë të

mëdhenj të kohës së tij, studime, paraqitje dhe recensione për vepra të rëndësishme të

kohës, e madje edhe fjalë të përzishme e in memoriame për gjuhëtarë shqiptarë e të huaj,

të cilët albanologjisë i kanë dhënë kontribut të rëndësishëm.

Po të pretendonim të bënim një sintezë të këtyre kontributeve, studimet e Profesor

Idriz Ajetit do të mund t’i ndanim në: pikëpamjet e tij për studimet albanologjike në

përgjithësi dhe për studiuesit më të rëndësishëm në veçanti; pikëpamjet e tij për studiuesit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!