20.02.2013 Views

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

njihte, sa i përket mendimit të tij për vendin e formimit të popullit shqiptar e të gjuhës

shqipe, teksti i tij kishte edhe elemente polemizuese, një diskurs jo shumë i zakonshëm në

diskutimet e tij: “Po të njihej një lëvizje e tillë e masave shqiptare nga tërthoret lindore të

Ballkanit, historiani objektiv si dhe studiuesit e shkencave të tjera nuk e dimë sa a do të

pajtoheshin me një shtyrje të shqiptarëve nga lindja në drejtim të viseve perëndimore

ballkanike kur dihet se si kronistëve greko-romakë të kohës antike nuk u shpëtonin pa i

regjistruar as lëvizjet më të vogla demografike. Nuk e kuptojmë pse në rastin tonë do t’i

shtinin veshët në lesh!” 42 . Më tej Profesor Ajeti kundërshtimin e tij ndaj tezave të Bariqit

dhe madje jo vetëm të tij iu kundërvihet kryesisht me ato elemente me të cilat kanë

mbrojtur konceptin e tyre edhe linguistët e mëparshëm e të kohës së tij, për prejardhjen e

popullit shqiptar e të gjuhës shqipe nga ilirët, përkatësisht ilirishtja. Në këtë rrjedhë,

megjithatë, sikur shprehej Profesor Idriz Ajeti “për hir të së vërtetës do të themi që

Bariqi, duke ndjekur hullinë e Joklit, shqiptarët i gjen në Shkodër e në rrethin e saj para

dyndjes së sllavëve në ato toka shqiptare” 43 .

Duke rimarrë shumë nga problemet e diskutuara dhe që vazhdonin të diskutoheshin

në gjuhësinë e përgjithshme dhe atë indoveuropiane, Henrik Bariq ka sjellë rezultate të

reja edhe në fushë të gjuhësisë, ku ilirishtja dhe shqipja marrin rolin paraprijës: problemet

e guturaleve indoevropiane, reflekset e guturaleve indoeuropiane në fazën e sotme të

këtyre popujve dhe palatalet indoeuropiane. Po kështu mund të thuhet edhe për studimet e

tij në fushë të gjuhësisë ballkanike, ku ai merret me problemet e përkimeve leksikore, në

kontekst të bashkëjetesës së popujve dhe kulturave të Ballkanit. Vlerësimet e Profesor

Ajetit edhe këtu dalin bindëse: “në qoftë se Bariqi në shtjellimin e këtyre problemeve

kardinale ka arritur të fusë pakëz dritë të re, ka fituar me të, padyshim, edhe gjuhësia

shqiptare” 44 .

IV. Përfundime

Kontributi i Profesor Idriz Ajetit si historian i albanologjisë nuk zë atë vend të

rëndësishëm, të cilin e zë në fushë të dialektologjisë, të planifikimit gjuhësor e të

marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-sllave, por edhe ato vija në të cilat e ka përvijuar

dijen albanologjike përfaqësuesit e saj dhe problemet themelore të saj, nuk janë më pak

përmbajtësore.

Në korpusin e madh të historisë së albanologjisë Profesor Idriz Ajeti është i

rëndësishëm për mënyrën se si ai në albanologji është identifikuar me jetën dhe veprën e

tij: themelues i institucioneve albanologjike, bartës i qenësisë së tyre në situatat më të

vështira politike; autorë, projektues dhe drejtues i projekteve më të rëndësishme

shkencore; kërkues, sintetizues dhe vlerësues i arritjeve më të larta në fushë të

albanologjisë.

Në këtë mënyrë, ai ka vazhduar ta ndërtojë institucionin e albanologjisë duke u bërë

albanologjia vetë.

Prishtinë, më 24 maj 2007

Botime të reja bukureshtare

NJË LIBËR STUDIMOR PËR LETËRSINË SHQIPE DHE RUMUNE

42 I. Ajeti, Vepra V, f. 81.

43 Po aty, f. 81.

44 Po aty, f. 79.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!