20.02.2013 Views

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

Diaspora shqiptare dhe - Lajme / News Albemigrant

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ulesha më një gju

Duke e futur bërrylin në dhe

Sa për ta pare kullosën si përulej

Nga rënia e ndonjë fjale

Si nën shputën e luanit që rend

Fjalët vërtiteshin vërtiteshin ndërmjet nesh

Përpara dhe prapa

Dhe sa më shumë që të doja aq më shumë

E përsëritnin në një vorbull thuajse të dukshme

Strukturën e materies që nga fillimi

EVOKIM

Ajo ishte e hijshme si hija e një mendimi

Shpina e saj kundërmonte si lëkurë foshnjeje

Si gur i porsathyer

Apo si britmë në një gjuhë të huaj

Ajo nuk ishte e rëndë si frymëmarrja

E buzëqeshur ishte dhe e përvajshme si loti

Ishte e kripur si kripa

E hymnizuar edhe te miqtë e huaj

Ajo ishte e bukur si hija e një mendimi

Ndërmjet ujërave vetëm ajo ishte truall

POEMË

Në të zënsha një ditë moj vashë

Dhe në ta puthsha shputën e këmbës

Më thuaj a nuk do të çaloje pastaj një çik nga droja

Mos po ma shtyp puthjen e ëmbël

EKSPOZITË E TË PALINDURVE

Jam i palindur Kjo që shihet

Rrethepërqark nuk janë veçse

Prindërit e prindërve Kuq e blertë

Kuq e blertë ndizen dritat

Në qiellin e shëmtuar

Protoplazma me maska fluturuese

Përpëliten përpara meje

Dhe degdisen pastaj në mjegulla të rënda

Të muzgut të murmë

Tymrat e zhgënjyer ngjiten drejt qiellit

Unë sorrollatem trotuareve të mugëtirës

Duken e zhduken idolë mbi timonet e verdhë

Duke e shpartalluar fantazmën e Lykurgut

Jam i palindur Kjo që shihet

Rrethepërqark nuk janë veçse

Stërgjyshërit e pemëve zoti i barit të blertë

I kullotur nga stërgjyshërit e kuajve

Marin Sorescu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!