01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Una Lóa / Una B.

SIGURÐARDÓTTIR

(ISLANDË)

U lind në vitin 1983. Ajo punon si artiste

dhe shkrimtare. Është njëra prej drejtuesve

të galerisë “Crymo”, një galeri

jofitimprurëse e administruar nga vetë

artistët në qendrën e Rejkjavikut. Në

pranverë 2008 diplomoi në Akademinë

Islandeze të Arteve (BFA). Fusha e saj e

interesit është puna në kufi të disa formave

të artit, krijimi i një shkrirjeje midis gjuhës, arteve të bukura

dhe artit dramatik. Ka botuar tre libra me vizatime dhe poezi:

Ævintýri sjúklegur stelpunnar, Sjúklega stelpan drepur dhe Sápusögur

(2007). Libri i saj i katërt, Harmamæli, Kúreki og kolbika

tík / Kauboji dhe bushtra e tij e zezë, parashikohet të botohet në

fillim të vitit 2011. Ajo ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në

Islandë dhe jashtë dhe ka recituar dhe lexuar nga veprat e saj në

raste të ndryshme. Jeton dhe punon në Rejkjavik, Islandë.

KAUBOJI DHE BUSHTRA E TIJ E ZEZË – I, II DHE III

Tri poezi nga Una Lóa / Una B. Sigurðardóttir

Në anglisht nga Eva Signy Berger dhe Dean Ferrel,

në shqip nga Silke Liria Blumbach

I.

I veshur keq në mot të mjerueshëm, ja një kauboj i dëshpëruar,

që shtrëngon një perlë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues,

Pi një cigare dhe ka një dhembje në gjirin e tij të majtë, që

lëshohet. Një kauboj i trishtuar, një kauboj i lënduar, së paku

lëshohet në mënyrë maço.

E njëjta këngë në përsëritje, disku si i tërë është budalla, edhe

pse nganjëherë ka fishekzjarre. Ka ikur bushtra, askush nuk e

do, ç’është një kauboj pa qen dhe pa kalë? I ënjtur nga alkooli,

i fut gishtat në hir duke kërkuar një guaskë. A do ta pushojë

perlën ndonjëherë apo kush e di? Gjithçka e djegur këtu prej

kohësh. Asnjë gjurmë prushi ose guaske, dhe oqeani është i

largët.

Përpiqet t’ia dalë, përpiqet ta bindë veten, dëshiron të jetë pozitiv.

Vë një gisht ngjyrë hiri drejt stomakut të tij, sy të përgjakur të

djegur nga hiri. Nuk e kupton plotësisht, përpiqet t’i kuptojë këto

pasoja, por nuk e gëlltit dot krejt.

Mut.

Qifsha.

Vjell.

Vendos ta gëlltisë margaritarin gjithsesi dhe kalon një javë duke

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!