01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Silke Liria BLUMBACH

(GJERMANI)

Silke Liria Blumbach ka lindur më 1970

në Göttingen, Gjermani. Merret me

mrekullitë dhe fuqitë e fjalës. Fjala që

i ndan njerëzit dhe popujt, ndërsa ajo i

bashkon përsëri me anë të punës. Fjala

që ka fuqi, që mund të vrasë ose të gjallërojë,

fjala që është bekim ose mallkim

– ajo shkruan poezi për të shtuar patjetër

bekimet. Nuk i përket asnjë vendi

plotësisht, mbase disave më shumë, ndërsa si kosmopolite përpiqet

të përqëndrohet në atë që njerëzit, pavarësisht nga vijnë,

kanë të përbashkët. Sidomos në botëkuptimet dhe fetë e tyre.

Ajo është një ndërtuese botash, duke nisur nga bota në të cilën

është hedhur ose e ka hedhur veten, duke nxjerrë kuptim edhe

nga qoshet më të errëta, që i njeh gati përmendsh, dhe duke e

transcenduar, sipas mundësive - për hir të mbijetesës, për hir të

një jete të denjë dhe kuptimplotë.

Kështu ka nxjerrë në dritë dy libra me poezi, “Dyzet vdekje në

Sarandë” (Tirana: Naim Frashëri, 1999) dhe “Karavela e fundosur”

(Tetovë: Ditët e Naimit, 2002), ka botuar shkrime letrare në

antologji, gazeta dhe revista të ndryshme, kryesisht në shqip, ka

marrë disa shpërblime letrare dhe është e vetmja anëtare e huaj

në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka shkruar

dhe botuar poezi dhe prozë në shqip, gjermanisht, anglisht,

frëngjisht dhe gjeorgjisht. Banon në Sarandë, e pandashme nga

deti.

TRIUMF

vrapoi

vrapoi vrapoi si kafshë

nuk kishte

pjesëmarrëse tjetër në garë

kur ia sollën çmimin

ajo e refuzoi

(ndoshta edhe vetë çmimi

do ta kishte refuzuar)

mjaftoi triumfi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!