01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Aleksandar PROKOPIEV

(MAQEDONI)

Aleksandar Prokopiev është prozator, eseist

dhe poet.

Ka diplomuar dhe magjistruar në

Fakultetin Filologjik në Beograd, në grupin

e letërsisë komparative dhe teorisë

së letërsisë. Punon në Institutin për letërsi

maqedonase në Shkup.

Ka botuar përmbledhjen me tregime

“Mladiot majstor na Igrata” 1983

(Mjeshtri i ri i lojës), “…Ili” 1987 (Ose), “Plovidba kon Jug” 1988

(Lundrim drejt jugut), “Slovo za zmijata” 1992 (Fjalë për gjarprin),

“Ars amatoria” 1998, “Slika trkalo” –haiku 1998 (Pikturë

rrotë), “Çovekot so çetiri çasovnici” 2003 (Njeriu me katër orë),

eseje “Dali Kalimah beshe postmodernist?”1994 (A ishte Kalimahu

postmodern?), “Patuvanje na skaznata” 1996 (Udhëtimi

i tregimit), “Antiupatstva za liçna upotreba” 1996/2000 (Antiudhëzime

për shfrytëzim personal), “Postmoderen Vavilon” 2000,

(Babiloni postmodern), “Borhes i kompjuterot” 2005 (Borhes dhe

kompjuteri) dhe novelën “Zirkaçot” 2007 (Vështruesi).

Është fitues i çmimit “Mjeshtër i prozës”. Për novelën “Vështruesi”

ishte i nominuar për çmimin letrar “Ballkanika” më 2007. Veprat

e Prokopievit janë të përkthyera në anglisht, japonisht, frëngjisht,

çekisht, gjermanisht, hungarisht, polonisht, italisht, rusisht, serbisht

dhe bullgarisht. Është anëtar i shkrimtarëve të pavarur të

Maqedonisë.

POEZI HAIKU

Ylli lart

Aq larg, i imët

Ka emrin e vet

X

Çka ka ende

Atje, atje pas fundit?

Vetëm kuçedra.

X

Fëmijë në habi:

Nga përqafimi i fort – bum!

Tullumbacja plasi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!