01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Lediana PAJA

(SHBA)

Lediana Paja u lind në qytetin e Korçës.

Atje kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.

Studimet e larta i vazhdoi në Universitetin

e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik,

por në mars të vitit 2003 detyrohet t’i

ndërpresë ato për shkak të emigrimit

në SHBA. Më pas studimet i vazhdon në

Boston, në University of Massachusetts, e

njëkohësisht fillon të punojë në Departamentin

e Thesarit të Shtetit të Massachusetts.

“Lotët e Nimfes” (Rozafa, 2008) është libri i saj i pare poetik.

Dëshira dhe pasioni për krijimet letrare e ka shtyrë të shkruaj që

nga rinia e hershme, në formë të shkurtër e te gjate.

Ne vitin 2010 libri “Lotet e Nimfes” është vlerësuar me çmimin

e parë për poetet e rinj nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare

“Pegasi” në Shqipëri, si dhe ka fituar një çmim special për kumtimin

e mbajtur ne Prill 2010.

Ka qenë pjesëmarrëse në konkursin e vitit 2009 nga P.E.N Club

Austria “Të flasim rreth kufijve”, ku drama e saj “Blue Star” hyri

në katërshen e dramave më të mira të konkurrimit.

Vëllimi i ri poetik “Pax Deorum” së shpejti do të shoh dritën e

botimit.

SI VALË E DETIT...

Në kurmin e mëngjesit shkelin cicërimat e zogjve

shfrenuar si litarët e një anije në bord

përkundin ankthin e varur në spango.

Shpërfillje zogjsh; harlisje ninulle, që rrëmben

duart plastike dhe i fshehin nëpër brima,

si të vërteta të mundshme të falsifikuara.

Në fetusin tokësor mbillet fara e pafajësisë

eshtrat e reve këputen si shkarpa dhe grisin pelerinat

e vertebrave të tyre, mbi horizontin rreze-munguar.

Në ecje shoh shumë hapa që ngatërrohen e bëhen nyje

rreth qendrës së shpirtit, hapa që nyjëzohen me ty,

në ty,

për ty;..

Në vendin tim thonë: kur nyja ngatërrohet, pritet.

Unë them: kur nyja ngatërrohet, lëre valën e detit

ta drejtojë vetë anijen…

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!