01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

106 DITËT E NAIMIT 2010

e kërkuar në jashtëqitjet e tij.

Po ta takonte Cliff-in rrugës, pa dyshim do të hidhej

në krahët e tij dhe kundër çdo arsyeje nuk do të

ngordhte, ndonëse kjo nuk do të ishte gjëja më e

keqe duke pasur parasysh që digjet për t’u zhytur

në mjerim dhe jo thjesht të gjendet në të.

II.

Ja, duke u tërhequr nëpër shiun e imtë në të mugët,

një kauboj dhe një bushtër e zezë. Me çdo hap,

toka gogësin. Mund të mendosh që i hahet! Mund

ta thithë në stomakun e saj, dhe atë e kaplon frika

të humbet dhe të mos gjetet kurrë më. Askush nuk

do ta kërkonte. Dëshiron ta godasë veten nokaut,

nuk di të merret me vetëdijen; të jetë vetëm me një

bushtër dhe të ekzistojë mu tani. Kjo është jeta dhe

asgjë tjetër, ai dhe ky mut bushtre. Bota e saj është

e hollë dhe një vello e kaltër e ka mbështjellë

diellin, sepse ajo dashuron në verbërim.

Ai e lë veten të bjerë në një gropë dhe nuk mund të

mërzitet më, nuk i kujtohet asnjë shkak. Po, ndoshta,

për të pasur një ditë tjetër, për mundësinë për ta

pasur njëri-tjetrin dhe për ta gjetur atë qëllimin. E di

që paraja është masa e gjallërisë dhe e pyet veten

se sa vlerë paska.

Bushtra e zezë ka sy të lëshuar që pikojnë pa

pushim; ajo është aq e trishtë. Prek fytyrën e tij me

një hundë të ftohtë dhe të lagësht, kërkon dashuri

por ai është i zbrazët. Nuk është djalë i keq, vetëm

i dhemb. I çalë, i rrahur dhe i mavijosur dhe nuk

posedon asnjë qindarkë. “O kafsha ime me frymëmarrje

erëkeqe”, thotë, “sa i lagësht je”, kur ajo

qan mbi faqen e tij. Por kjo është në rregull sepse

kripa për të ka shije të ëmbël. Kështu duan bushtrat.

Ai është kauboj.

Lëkundet mbi krahët e tij, i njollosur me baltë, mendon

që e ka detyrën të jetoj dhe të mos vdesë në

një pellg. Qan në fytyrën e perëndisë së tij, përsëri

u mashtrua. Nuk ka siguri për jetë pas vdekjes.

Ka ende disa budallenj këtu që i besojnë rendit të

parajsës dhe ferrit. Ai mendon që e di më mirë,

dridhet me mendimin, ndoshta kjo është, bojëkafe,

e lagësht dhe e hirtë. Shpreson që mund të arrijë

një vend të ri dhe më të mirë, të vazhdojë me gjithë

degët që e trembin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!