01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Eugeniusz KASJANOWICZ

(POLONI)

Eugeniusz Kasjanowicz u lind më 1954,

në Siemiatycze (Poloni).

Në Siedlce të Polonisë kreu Fakultetin

Filozofik, degën e pedagogjisë.

Është autor i shumë librave me poezi, në

mes të të cilave:

“Itaka” (1991), “Për Ty” (1992), “Aleksandria

(1993), “Aleksandria II” (1996),

“Polonezi i Siedlces” (1997), “Fije bari”

(1999), “Çdo gur” (2002), “Kush do të jem” (2003), “Letra Emilia

Dickinsonit” (2003), “Ylli i dëborës” (2006), “Letra Emilies”(2006),

“Letra nga Aleksandria” (2008), “Poezi të zgjedhura (2008).

Poezia e Eugenjush Kasjanoviçit është e përkthyer në gjuhë të

ndryshme të botës si në anglisht, gjermanisht, greqisht, shqip.

Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në vendin e tij. Është e

udhës të vëmë në spikamë se poeti Eugenjush Kasjanoviç mori

pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Durrës (2006).

Mirëfillësia dhe ndjenja e konkretësisë, freskia emocionale dhe

humori i përmbajtur e ndriçojnë dhe e shquajnë poezinë e Eugenjush

Kasjanoviçit me dritën më vezulluese të lirizmit, që zgjon tek

lexuesit e vëmendshëm një lexim dhe kënaqësi të veçantë.

ÇDO GUR

Çdo gur

që e ndesh

në rrugët

e qytetit tim

të vendit tim

e mbart

në supet e mia

KUR LARGOHEM NGA QYTETI IM

Kur largohem nga qyteti im

mos mbyll portën

dritaren lëre hapur

zëri yt me erën le të rrjedh

dhe hap matanë peizazhin

kur unë largohem nga qyteti im

kokën mos ul

merre pëllumbin ndër duar

shikoje në sy

le të mbajë mend zemrën tënde

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!