01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

42 DITËT E NAIMIT 2010

kahja e gishtit tregues

kah ti

është më e keqe se arma

ajo të shteron zërin si në ëndërr

e mbytesh djerse

në kërkim shtegdaljeje

damka në ballë

është e neveritshme

si buzëqeshja e pushtuesit

mbase për një mulli uji shkon

udhët pa krye

gjithmonë shfrytëzohen

nga kryet pa udhë

1988

NJË DITË

një ditë

do ta përqafojë Tetovën syhalë

e qeshura e shkulit të barkut

fytyrat e perënduara

do ta thonë një të kaluar

që i ka bërë të njohin veten

që i ka shtyrë të pyesin

pse vetëm shpezët ta kalojnë kufirin

e dy Dibrat në një kurt

të mos flasin mes veti

kur Tetovës t’i bien brinjtë

nga të qeshurat

Shkupit, Vardari a do t’ia përcjellë

apo do t’i ngrijë buzëqeshja

në cep të buzës

e ndiej

ardhjen e ditës së talljeve

të këtyre viseve ’91

nga qeshja

Dibër, 1991

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!