01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Alisa VELAJ

(SHQIPËRI)

Alisa Velaj u lind në qytetin e Vlorës më

nëntor 1982. Mbaroi studimet e larta

për gjuhë-letersi shqipe në Universitetin

e Tiranës më 2005. Gjatë viteve 2005-

2008, kreu studimet universitare në katedrën

e Letërsisë shqipe të Universitetit të

Tiranës me temë “Katharsisi në prozën e

Mitrush Kutelit”.

Ka botuar dy libra me poezi: “Themelet

e erës” (2006) dhe “Drejt ajrit” (2009).

Është pedagoge e letërsisë shqipe në Universitetin “Alkeksandër

Moisiu” në Durrës.

RRËFENJË PELEGRINËSH

Askush s’merr mundimin

Ta dëgjojë rrëfenjën prej fillimit.

Gjethja është gjethe

Dhe pema është pemë.

E gjelbra prore mbetet

Iluzion pamor,

A shtrat i drunjtë i pavetëdijes.

Njëherë dashurova bredhin që s’ishte bredh

Dhe tremba vetminë me degë kaltërsie.

Pastaj aq shumë më lodhi pagjumësia,

Sa rashë e lehtë pupël mbi kurora pemësh.

E pikërisht këtu nis përralla,

E asaj ç’ka pelegrinët të thanë për mua;

Se njëherë paskam qenë krejt prej mishi,

Por më pas-thurrin gjethnaje,

Një natë shtatori humba aftësinë

Që të ndiej afshet e kurmit tënd.

E ftohtë si në gjenet e origjinës,

Frymoj netëve nën hije qirinjsh

Pa kuptuar kurrfarë gjëje

Nga loja e brishtë e flakëzës.

...Dhe rrëfenja mbaron çdo natë me hënë

Kur ti i dehur nga lëbyrje trupash

U falesh Venerave me fytyra të mjegullta.

Pelegrin i trishtë

I udhëve ku pemët s’kanë gjethe!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!