01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

86 DITËT E NAIMIT 2010

dhe më merr malli për atë që më sheh nëpërmjet

prekjes,

dhe nuk më kujtohet asgjë. Vetëm kaq.

NJË KORRIGJIM

për mëkatin që llastohem me fjalë dhe keqkuptoj

thirrjen e Dashurisë;

për largimin nga vetja ime, si hija nga trupi, fytyra

nga zemra;

për mëkatin “ç’do të thonë ata?”, për vetëmohim,

për krenari;

për mëkatin që ndoqa magjinë e lavdërimit nën

dritat e skenës;

për veshin tim, që e braktisi dëgjimin,

për shqiptimin e gojës që e thashë unë, por jo

shpirti im;

për mëkatin që kam kryer kundër trupit tim

me shkopin dhe pa mirësi, duke rahur gjoksin;

për atë që të quaja timen,

për atë që mëkatoja para teje nga ankthi dhe frika

e kotë,

për atë që ushqeja zjarrin e dyshimit nga trungu i

pemës së plotësisë,

për atë që ngurroja të rritesha,

për atë që e mbylla dorën time

dhe as nuk dëgjoja as nuk shihja lumturinë as nuk

e lija të më hynte

duke kundruar qenien tënde.

EPITAF

Lëre rrugën këtu, shtegtar,

Ulu në mes të manave dhe hardhive,

Midis ujit dhe hijes, pranë këtij guri të bardhë,

Këtu jam shtrirë, djalosh dhe perandor.

Fytyrën e kam mermer të ftohtë, duart, këmbët

Të veshura me urth dhe gjethe të rëna,

As unë nuk shkova dot larg,

Edhe unë shëtitesha njëherë në tokë.

Lëre rrugën këtu, shtegtar,

Shtypi këto kokërrza të egra në fytyrën time.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!