01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

6 DITËT E NAIMIT 2010

etit në varësi të gjuhës, si të thuash, rënie vullnetare

në vargonjtë e saj. Dhe po të kemi parasysh atë që

thoshte Hajdegeri se, gjuha është streha e qenies,

atëherë merret me mend se çfarë shtresimesh pafund

– qytetërimesh e përjetime brezash - janë të

depozituara aty. Dhe poeti, është ai eksploratori i

dalldisur që mrekullohet pas gjurmimit të tyre. T’i

gjesh e t`i gjallërosh në poezi ato shtresa, apo grimca

të tejçmuara, do të thotë t`i bësh që ato të dalin

përfundimisht nga përgjumja e errësira, të rrezatojnë

kështu kumte të llojllojshme, pra, të bëhen dritë.

Drita e poezisë ka të atillë pushtet e fatësi të sofistikuar

sa bën që edhe dhimbja, trishtimi, ndarja, …

të ndrijnë në errësirë…, siç shkruan poetja polake E.

Lipske, fituese e çmimit letrar ‘Naim Frashëri’ në

këtë edicion.

Festivale si ky i organizuar në Tetovë, kanë domethënie

e rrezatim pa skaj. Kjo për arsye se, këtu,

kanë marrë pjesë poetë nga hapësira mbarëshqiptare

si: I.Kadare, F. Arapi, A, Podrime, D. Mehmeti.

Xh. Spahiu, A.Tufa, B.Çapriqi…, por dhe të tjerë nga

Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Danimarka,

SHBA, Kanada, India, Paraguaj, Rumania, Italia,

Koreja e Jugut, India, Japonia, Izraeli, Tunizia etj.

Kësisoj, ky festival ka përcjellë natyrshëm dhe jehonën

e poezisë e të kulturës shqiptare në këto vende,

në të katër anët e rruzullit. Përveç kësaj, me të gjitha

antologjitë e botuara poetike të krijuesve pjesëmarrës,

me cikle poezish dhe informacione kritike, është

krijuar një bibliotekë e vyer dhe serioze, ku mund të

hetohen tendencat dhe rrugëtimet estetike të poezisë

së sotme botërore.

Nisur nga sfidat e vështirësitë, drejtori i këtij festivali,

në valën e punëve të shumta e tensionante, i

shkon në mendje gjatë çdo edicioni se ky do të jetë

doemos i fundit për të. Por është edicioni i 14-të e ai

vazhdon të mendojë e të punojë për të, me po atë

ritëm dhe ngazëllim si me të parin. Kjo mosbindje e

vetvetes, me sa duket ka lidhje me një lloj varësie të

krijuar mes tij e këtij festivali, tashmë historik, e ngjajshme

kjo me varësinë e sipërpërmendur të Poetit

me gjuhën, me ligjërimin poetik.

Prof. Dr. Ymer ÇIRAKU

30. 09. 2010

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!