01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Burhanedin XHEMAILI

(MAQEDONI)

Burhanedin Xhemaili, lindi më

28.02.1962 në fsh. Rramanli. Shkollën

e mesme e kreu në Kumanovë, ndërsa

Fakultetin Filologjik, dega “Gjuhë dhe

Letërsi Shqipe” në Shkup. Ka punuar

profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

në Shkollën e Mesme Ekonomike në

Kumanovë, ndërsa tani është pranuar

si këshilltar shtetëror në Ministrinë

e Kulturës. Ka ushtruar detyrën e Kryeredaktorit të Revistës për

Letërsi‚ Shkencë dhe Kulturë Doruntina, dhe të kryetarit të Klubit

të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë. Ka botuar

librat: “Drita e vonuar’’ (poezi 1993), “Frikë nga liria” (tregime)

1994, “Portrete të djegura” (dramë) 1999, “Tingujt e jetës” (tregime)

2001, “Kambanat e lirisë” (poezi) 2003, “Magjia moderne’’

(tregime dhe novela) 2005, “Rruga e ndjenjave”.

FJALA E URTË SHQIPE

Në kohën e heshtjes mortore

vargjet në majë të gjuhës na i frenonin

hijet e vdekta ngjyrë hiri

dhe qentë me zgjebe

që kafshonin pa lehur fare...

Në atë kohë me zgjebe,

djalli i heshtjes

e vodhi orën e vërtetë me kambanare,

dhe i ra shtatë herë pas shtatë orëve,

për t’i shteruar zërat e zëshëm

dhe për t’i ndrydhur e shtrydhur si limon i kalbur

të dalldisurit

që shfrynin pezmin kundër të keqes...

“Qeni që nuk lehë të kafshon”

tha fjala e urtë shqipe,

prandaj kini kujdes

kë po e ushqeni...

Ndërsa koha e re frenuesit i shfrenoi

duke i kurorëzuar me engjëjt e verdhë

që dikur ishin vetëm hije të vdekta

e tani po shiten shpëtimtarë të denjë

dhe po na hapin dyert e mbyllura

me gjemba

që i mbyllën vetë...

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!