01.07.2013 Views

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

Antologjia 2010 - “Ditët e Naimit” DITËT E NAIMIT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ndue UKAJ

(KOSOVË)

Ndue Ukaj (1977) u lind në Stubëll të

Epërme, Komune e Vitisë.

Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë

shqipe në Fakultetin e Filologjisë në

Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur

edhe studimet e magjistraturës. Ka qenë

editor i revistës për art, kulturë e shoqëri

“Identiteti” (2001-2002) që është botuar

në Prishtinë. Ka bashkëpunuar dhe

bashkëpunon me periodikun letrar shqiptar. Tekstet e tij letrare,

eseistike, publicistike janë botuar në Shqipëri, Kosovë, Mal të

Zi, Maqedoni, diasporë dhe më gjerë. Ndërsa shumë tekste të

natyrës së diskursit politik janë përkthyer e komentuar, edhe në

media ndërkombëtare.

Gjatë kohës së okupimit serb dhe pas luftës në Kosovë, Ukaj ka

qenë aktiv në jetën politike të Kosovë. Ndërsa viteve të fundit ka

jetuar përkohësisht ne Suedi, ku ka ndjekur disa kurse.

Është redaktor dhe recensent i dhjetëra librave, autorë i shumë

parathënieve, pasthënieve.

Më 2004 ka botuar librin “Diskursi biblik në letërsinë shqipe”

(AIKD, Prishtinë).

Është i përfshirë në disa libra dhe antologji të poezisë shqipe.

Po ashtu, është përfshirë në antologjinë shqip-rumanisht, shtatë

poet shqiptar dhe shtatë rumun, Bukuria e bukurive” “Frumusetea

frumusetilor “, Bukuresht(2008).

Me 2008 ka botuar librin“Ujëvarat e metaforave”.

Ndue Ukaj shkruan poezi, prozë, eseistikë, kritikë letrare dhe

publicistikë.

GODO NUK VJEN

Është shi, rruga nga Irlanda është e pakalueshme

Deti nuk kapërcehet me hapa të vegjël, netëve me shi

Kur vetmia të përpinë si toka e plasaritur nga tërmeti

Kur dhembja nuk ka kohë as deshifrime shkencore.

Godo nuk vjen, është vonë, e ka molepsur pritja

Në gjumë të rehatshëm, përkund ëndrrat e mija dhe tuat.

Ai nuk vjen, as nën Pemën e Jetës as në teatrin e çudirave

Bënë gjumin e pritjes që se kupton koha jote... koha jonë.

Ti e pret, si nusja dhëndrin në shtratin e braktisur,

E ëndërron krahëhapur tek të sjell thesin e mbështjell me ëndrra

Ku ti fut duart butësisht, si nëpër flokët e dashura... prehesh aty

Dhe lyp ëndrrën tënde, që ngatërrohet nëpër gishtërinjtë e gjatë.

Papritur një pickim ta shtang turpin, dora fluturon nga thesi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!