30.11.2014 Views

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin ”MATEMATIKA 5”

Punohen ushtrimet 1 dhe 2 nga nxënësit për pak minuta.

Secili nxënës tek ushtrimi 1 vendos pikat duke fi lluar nga e djathta, ku secilës klasë i

përkasin 3 shifra, më pas lexon numrin të ndarë në klasa.

Tek ushtrimi 2, nxënësi plotëson si shembulli i dhënë ndarjen në klasa.

Secili nxënës shkruan në fl etore shpejt se çfarë kuptoi nga këto 2 ushtrime, p.sh., si e

realizoi ndarjen e numrit në klasa. Kjo fazë ka si qëllim për të përqendruar vëmendjen e

nxënësit te tema e re.

− Ndërtimi i kuptimit: Rrjeti i diskutimit.

U jepet nxënësve të punojnë ushtrimin 3.

Ndaj klasat me pikë në numrat e boshtit të mëparshëm, fi llohet nga numri më i vogël.

Pas punës drejtohen pyetjet:

- Cilës klasë i përket treshja e parë e shifrave të numrit 1.000.000?

- Po treshja e dytë e zerove?

- Po shifra 1, cilës klasë i përket?

Mësuesi/ja përforcon idetë e nxënësit në tabelë.

1 000 000

klasa e milionave klasa e mijësheve klasa e thjeshtë

Pyetje: - Si lexohet numri 586; 859; 465?

Dy grupet e para duke fi lluar nga e majta me nga 3 shifra, në këtë rast shoqërohen me

emrin e klasës përkatëse; klasës së thjeshtë nuk i shënohet emër mbrapa. Shënohet

shpjegimi i leximit të numrit në tabelë 586 milionë e 855 mijë e 465.

Plotësohet tabela nga nxënësit. Përcaktohen vendvlerat e secilës shifër nga çdo nxënës,

më pas lexohet me zë zgjidhja e ushtrimit 3.

Po A duhet lexuar një numër Jo

natyror 9 shifror i shoqëruar

me emrin e klasës përkatëse?

Përfundimi: .......................................................................................................................

Nga kjo metodë nxënësi kupton se cili është thelbi i mësimit. Klasa mund të pozicionohet

në 2 grupe, që mbajnë qëndrime të ndryshme. Për çdo qëndrim kërkohet nga mësuesi një

shpjegim ose arsye bindëse pse ata mendojnë për po ose për jo.

Më pas mësuesi/ja përforcon mendimin e duhur.

− Reflektimi: Punë individuale.

Secili nxënës punon në mënyrë të pavarur ushtrimin e fundit te rubrika Provo veten.

Pas punës, mësuesi kontrollon punën e realizuar nga nxënësit në libër.

Pas punës, nxënësit lexojnë ushtrimin e zgjidhur.

Jepen sqarime për ushtrimin 1 në Fletoren e punës.

P.sh., në boshtin e parë njësia e boshtit është 100000.

Çdo numër rritet me nga 100000 ose çdo numër numri i shtohen +100000

Pas punës bëhet përmbledhja e mësimit mbi klasën e milionave:

Leximin e numrave 9-shifrorë, shkrimin e numrave 9-shifrorë. Përcaktimin e rendeve për

çdo shifër.

10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!