30.11.2014 Views

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin ”MATEMATIKA 5”

Nxënësit që përgjigjen me secilën përgjigje Po ose Jo, argumentojnë arsyet.

Në këtë fazë mbështeten përpjekjet e nxënësve për të kontrolluar të kuptuarit.

− Reflektimi: Punë individuale.

Në punë individuale punohen ushtrimet 4, 5, 6.

Këto janë ushtrime formuese, të cilat nuk mund t’i bëjë çdo nxënës.

Për nxënësit e nivelit bazë sugjerohet të punohet ushtrimi 1 në Fletoren e punës, në vend

të ushtrimeve 4, 5.

Ushtrimi 6 do të zhvillohet me gojë:

Te ky ushtrim nxënësi mund të ndryshojë vetëm njërën nga shifrat e (njësheve), Nj, ose

Dh, ose,Q, ose M, ose Dhjetë mijëshe, ose Qind mijëshe, ose Një milionëshe, ose Dhjetë

milionëshe, ose Qind milionëshe:

P.sh., { 145 678 436; 155 678 436; 165 678 436 etj... }

Kjo bashkësi është e pafundme, do të kërkohen vetëm disa numra nga ajo.

Nuk është e thënë që nxënësi të kryejë të gjitha ushtrimet e tekstit, por ata që do të

zgjidhen të kuptohen nga shumica e nxënësve.

Bëhet përmbledhja e mësimit.

Vlerësohen disa nxënës.

Detyrë shtëpie: Ushtrimet 1, 2, 3 në Fletoren e punës.

Mësimi 1.8

Tema: NUMRAT ME 10, 11 DHE 12 SHIFRA

− Objektivi i përgjithshëm: Në fund të orës mësimore nxënësi të arrijë:

Të shkruajë numrat në klasën e miliardave.

I. Të shkruajë një numër natyror deri në 10 shifra.

Të lexojë një numër natyror deri në 10 shifra.

II. Të gjejë klasat e një numri 12-shifror.

III. Të gjejë ndryshimet midis klasës së milionëve dhe klasës së miliardave.

Të formojë një numër natyror me 12 rende.

− Konceptet: rend, shifër, klasë, miliard, milion.

− Mjetet: teksti i nxënësit, Fletore pune.

− Struktura e mësimit

P Shkrim i shpejtë

N RAFT (roli / audienca / formati / tema)

P Punë individuale

− Parashikimi: Shkrim i shpejtë.

Kontrolli e diskutimi i detyrave të shtëpisë. Ushtrimi 3 në Fletoren e punës.

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!