30.11.2014 Views

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin ”MATEMATIKA 5”

− Ndërtimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunim.

Nxënësit punojnë në grupe të vogla 3-4 pjesëtarë. Një nxënës i grupit të parë shkon te

grupi tjetër ngjitur për të diskutuar idetë e grupit të parë. Mund të lëvizen edhe 2-3 nxënës.

Si fi llim jepen sqarimet e mësuesit.

Në klasat paraardhëse nxënësit janë njohur me shkrimin e numrave natyrorë dhe kuptimin

e vendvlerave.

Lexohen dy numrat e dhënë: 4 miliard e 6 milion;

__: 22 milion e 34 mijë.

Emri i klasës shkruhet veç.

- Numrat e mëdhenj shkruhen të ndarë në grupe me nga 3 shifra duke fi lluar nga e djathta.

Çdo klasë përbëhet nga 3 rende.

Ilustrohet me shembuj çdo rend: 234 = 2 pllaka + 3 shufra + 4 kube.

- Jepet krahasimi i numrit më të madh e më të vogël nga 1 shifror deri në 6 shifror. U jepet

nxënësve pak kohë për të plotësuar 3 boshtet e dhëna.

- Te ky ushtrim, nxënësi fi ton shprehi në të folurit e shpejtë të numrave. Në këtë kohë 1

nxënës ose 2-3 të tillë, ndryshojnë vendet për të shkëmbyer njohuritë e mësuara. Secila

skuadër përfaqësohet nga një nxënës, i cili paraqet idetë e grupit në lidhje me:

- Formimin e numrave natyrorë nga shifrat 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9.

- Klasat e numrave: klasa e thjeshtë e mijësheve, e milionave, e miliardave.

- Tri rendet e çdo klase Q DH NJ.

- Krahasimi i numrave.

Mësuesi/ja shënon në tabelë duke i përforcuar idetë e grupeve.

Në këtë fazë bëhen përgjithësime në lidhje me materialin e parashtruar.

− Përforcimi: Punë individuale.

Çdo nxënës punon në libër ushtrimet 1 dhe 2, më pas ushtrimin 3 e punon në fl etore.

Nxënësit punojnë në mënyrë individuale ushtrimet 1, 2, 3.

Tek ushtrimi 1 plotësohet tabela.

Tek ushtrimi 2 për të përcaktuar sa shifra ka numri duhet të kuptohet nga nxënësi se sa

klasa ka ky numër p.sh., tek ushtrimi 2.1 fjala mijë tregon 1 klasë, kurse klasa e thjeshtë

nuk shkruhet.

Tek ushtrimi 3 numrat ndahen në klasa, më pas emri i klasës të shkruhet veç.

Theksi këtu i vihet rendeve, që mungojnë dhe si gjenden ato.

P.sh., te numri 507809, zeroja djathtas tregon rendin e dhjetësheve në klasën e thjeshtë.

Nxënësit më të shpejtë mund të punojnë tabelën e parë ushtrimi 3 në Fletoren e punës

ose vargun e parë të ushtrimit 4.

Pas punës në tabelë paraqesin zgjidhjet 3-4 nxënës në lidhje me ushtrimet 2 dhe 3.

Ushtrimi 1 kontrollohet duke u lexuar nga nxënësit, ndërkohë mësuesi plotëson tabelën

në dërrasën e zezë. Diskutohen zgjidhjet e ushtrimit 2 e 3.

Bëhet përmbledhja e mësimit. Vlerësimi mund të bëhet me fjalë.

Detyrë shtëpie: Fletore pune. Jepen sqarime për ushtrimin 3, tabelën e dytë.

Mësimi 1.2

Tema: LEXIMI I NUMRAVE ME 6 SHIFRA

− Objektivi i përgjithshëm: Në fund të orës së mësimit nxënësi të arrijë:

Të lexojë, të shkruajë, të numërojë një numër natyror deri në 6 shifra.

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!