30.11.2014 Views

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin ”MATEMATIKA 5”

Këto çifte nxënësish krahasojnë punën midis tyre.

Secili nxënës mund të krijojë numër të ndryshëm nga shoku i bankës. Mësuesi/ja drejton

diskutimin për formimin e numrave të rinj 6-shifrorë.

Drejtohet pyetja: Çfarë dini për numrat 9-shifrorë?

Në sa klasa ndahet numri 9-shifror?

Diskutohen mendimet e disa nxënësve.

Dimë se numri 9-shifror ndahet në 3 klasa:

p.sh., 467 985 723

klasa e milionave klasa e mijësheve klasa e thjeshtë

Mësuesi/ja mund të marrë edhe 2-3 shembuj të tjerë nëse vëren se nxënësi nuk e ka

kuptuar ndarjen në klasa të numrit. Mësuesi/ja mund të hartojë një tabelë:

Klasa e milionave e mijësheve e thjeshtë

Numri 145 724 513

Koncepti i ndarjes së numrave në klasa do të ndihmojë nxënësin për të shkruar saktë

numrat e mëdhenj me shkronja, sepse emri i klasës gjithmonë shkruhet veç.

− Përforcimi: Problem i ri.

Te rubrika Provo veten ushtrimi 1 mund të ndahet në 3 pjesë për arsye kohe. Mësuesi/ja

duhet të këmbëngulë që nxënësi të paktën të shkruajë nga 2 numra për çdo rast, dhe secili

nxënës të lexojë një nga numrat e rinj.

Edhe tek ushtrimi 2 mund të plotësohet vetëm rreshti i parë.

Në ushtrimin 3 mësuesi/ja sqaron kërkesën dhe kërkon që secili nxënës të shkruajë në

fl etore sa shifra do të ketë secili nga katër numrat. Nxënësi duhet të niset nga emri i klasës

p.sh., pesëqind milionë e ... një milion ka 6 shifra mbrapa, këtyre u shtohen edhe 3 shifrat

që janë në fi llim të numrit pesëqind, pra numri ka 3 + 6 shifra = 9 shifra.

Më pas shkruhen numrat e rinj.

Kërkohen mënyra të ndryshme të shkrimit të numrit.

Mësuesi/ja pasi kontrollon punën e bërë nga të paktën 9-12 nxënës diskuton e shkruan në

tabelë 3 numra 7, 8 dhe 9 shifrorë.

Përcaktohet ndarja në klasa e numrit: leximi i numrit, shkrimi i numrave për secilën nga

këto 3 raste. Kjo metodë nxit nxënësin për të disiplinuar e shqyrtuar të menduarit vetjak.

Metoda Problem i ri ka të bëjë me shqyrtimin në një mënyrë tjetër të çështjeve mësimore.

Bëhet vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie: Ushtrimet 1-5 Fletore pune, jepen sqarimet përkatëse.

Mësimi 1.6. Tema: SHIFRA DHE VLERA E SAJ ME KLASA TË NDRYSHME

− Objektivi specifik: Në fund të orës së mësimit nxënësi të arrijë:

Të përcaktojë vlerën e shifrës nga vendi që zë në secilin numër.

I. Të krahasojë vlerat e klasës së thjeshtë të një numri.

II. Të krahasojë vlerat e klasës së mijësheve.

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!