30.11.2014 Views

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin ”MATEMATIKA 5”

duhur, përshtatur sipas programit mësimor të miratuar për klasën e 5-të, i cili është një

përmbledhje e gjerë e matematikës të zhvilluar në 4 vitet paraardhëse dhe, shërben si urë

lidhëse për matematikën e ciklit të lartë.

Përmbajtja lëndore jepet e ndarë në 6 kapituj, sipas linjave të matematikës.

Çdo kapitull përmban një sërë temash dhe konceptesh të përcaktuara si më poshtë:

Kreu Kuptimi i numrit: Lidhet me historikun e zhvillimit të numrit natyror. Shkrimet e

vjetra të numrave natyrorë, shkrimi i sotëm i numrave natyrorë deri në klasën e miliardave

(shifra, vendvlera, klasa); krahasimi i numrave; zbërthimi i numrave në shumë shifra;

rrumbullakimi i numrave natyrorë; kuptimi i numrit thyesor; kthimi i thyesave në emërues

të njëjtë; krahasimi i thyesave; kuptimi i numrave dhjetorë; krahasimi i numrave dhjetorë

kuptimi i numrave të plotë; krahasimi i numrave të plotë.

Kreu Veprime me numra përmban kuptimin e teknikës së mbledhjes ose zbritjes së

numrave natyrorë, ose të gjithë numrave, si: natyrorë, dhjetorë, të plotë, thyesorë. Ushtrime

me mbledhjen ose zbritjen e më shumë se dy numrave natyrorë; zbritja si veprimi i kundërt

i mbledhjes; prova e zbritjes; kuptimi i shumëfi shit të një numri; numrat që pjesëtohen pa

mbetje me 2, 3, 5, 9, 10. Shumëfi shi i përbashkët i dy numrave; shumëzimi si mbledhje

kufi zash të barabarta; kuptimi i teknikës së shumëzimit; shumëzimi me 10, 100, 1000...;

shumëzimi me faktor që mbaron me zero; veprime të thjeshta me mend; problema.

Pjesëtimi i numrave natyrorë përmban:

Kuptimi i pjesëtimit pa mbetje; pjesëtimi është veprimi i kundërt i shumëzimit; prova e

pjesëtimit; kuptimi i pjesëtimit me mbetje; ushtrime për pjesëtimin e dy numrave natyrorë;

ushtrime dhe problema; kritere të pjesëtueshmërisë; mbledhja e numrave me shenjë,

zbritja e numrave me shenjë; probleme me përmbajtje nga jeta e përditshme.

Kreu Matja përmbledh: sistemin metrik dhjetor; njësitë matëse të sipërfaqes; matja

e këndeve; trekëndëshat dhe këndet e tyre; njësitë matëse; këmbimi i monedhave

dhe kartëmonedhave; njehsimi i perimetrit, sipërfaqes së fi gurave dhe vëllimit të kubit,

kuboidit.

Kreu Gjeometria në plan dhe në hapësirë përmban konceptet: drejtëzat dhe këndet,

shumëkëndëshat dhe katërkëndëshat, drejtkëndëshat, katrorin, rombin, trekëndëshin dhe

rrethin, shumëkëndëshat e rregullt, modelimin e trupave gjeometrikë, njohja e trupave

gjeometrikë, si: kubi, kuboidi, prizmi, piramida, cilindri, sfera, koni.

Kreu Shndërrimet gjeometrike përmban: boshtin numerik dhe planin koordinativ;

simetritë dhe drejtëzat e simetrisë së brendshme; të jashtme; vizatimi i fi gurave simetrike;

zmadhimi dhe zvogëlimi i fi gurave; zhvendosja paralele.

Kreu Algjebra dhe funksioni përmban: shkronjat si vendmbajtje numrash, vetitë e

veprimeve të mbledhjes, shumëzimit të paraqitur me shkronja; njehsimi i vlerës numerike

të shprehjeve shkronjore, zgjidhja e ekuacionit me tentativë; zgjidhja e ekuacionit me

operator të kundërt; bashkësinë, relacionin, funksionin; funksionin me operatorët e (-), (.),

(:), funksionin në rrjetin koordinativ, funksionin në vargun numerik; zbatime të funksionit.

Kreu Probabiliteti dhe statistika përmban: bashkësitë; nënbashkësitë; interpretimin

e të dhënave dhe përpunimin e tyre; mundësinë dhe pamundësinë e ndodhjes së një

ngjarjeje.

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!