30.11.2014 Views

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

matematika 5.indd - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Libër mësuesi për tekstin ”MATEMATIKA 5”

184300254 ≈ 18400000 zgjidhjet e ushtrimit me fjalë.

Mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

Përforcohen dhe zbulohen njohuritë mbi rrumbullakimin:

Numrat që kanë 4 zero në fund janë rrumbullakosur në 10 000-shen më të afërt.

Numrat që kanë 5 zero në fund, janë rrumbullakosur në 10 0000-shen më të afërt ose në

rendin VI.

Jepet një ushtrim shtesë për rrumbullakimin e numrave në rendin VI.

p.sh., 215147459 ≈... ose 123157218 ≈...

− Reflektimi: Punë individuale.

Nxënësit plotësojnë ushtrimin 1 dhe 2 (kolonën e parë) në libër.

Për arsye kohe kolona e dytë në të dy ushtrimet mund të lihet për detyrë shtëpie.

Pas dy javësh mësimore mësuesi/ja i ka dalluar pak a shumë nxënësit e nivelit bazë nga

ai mesatar ose i përparuar.

Pra, puna mund të ndahet edhe në grupe sipas niveleve:

Niveli bazë Niveli mesatar Niveli i përparuar

Ushtrimi 1 Ushtrimi 2 Ushtrimi 3

Nxiten nxënësit të punojnë shpejt e saktë, duke iu thënë se:

Nëse një nxënës i nivelit bazë mbaron ushtrimin 1 mund të kalojë tek ushtrimi 2; ose nëse

një nxënës mbaron ushtrimin 2 mund të kalojë tek ushtrimi 3.

Pas punës në tabelë nxënësit e të treja niveleve, bëjnë shpjegimet me fjalë të zgjidhjeve

të ushtrimit.

Vlerësohen përgjigjet, jo vetëm për plotësimin e numrave, por edhe për interpretimin e

rrumbullakimit.

− Punë e diferencuar:

1. Rrumbullakos në 10-shen më të afërt: 35 ≈; 191≈; 171351≈

2. Rrumbullakos në 100-shen më të afërt: 356 ≈ ; 4132 ≈ ; 945714 ≈

3. Problemë. Rruga nga shtëpia në shkollë është e gjatë 472 m. Sa m është gjatësia

e saj në 10-shen më të afërt? Sa m është gjatësia e saj në 100-shen më të afërt? Sa

është ndryshesa midis numrit të rrumbullakuar në 100-shen më të afërt me numrin e

rrumbullakosur në dhjetëshen më të afërt?

Detyrë shtëpie: Ushtrimet 1, 2, 3 te Fletorja e punës. Jepen sqarimet e duhura.

Mësimi 1.12

Tema: USHTRIMI MBI LLOJET E RRUMBULLAKIMIT

− Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi të arrijë:

Të zbulojë rregullat e rrumbullakimit me 10, 100, 1000... etj.

I. Të rrumbullakosë një numër natyror në dhjetëshen më të afërt.

Të rrumbullakosë një numër natyror në qindëshen më të afërt.

II. Të rrumbullakojë një numër natyror në 10 000-shen më të afërt.

Të rrumbullakojë një numër natyror në 100 000-shen më të afërt.

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!