14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

50

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Detyrimi pozitiv i shtetit në për të siguruar asistencë ligjore falas të individëve

ndaj individëve të varfër

Debat dhe mendime të ndryshme ka si në doktrinën e së drejtës ashtu dhe në jurisprundencë

mbi konsederimin infektiv të kufizimit të së drejtës për tiu drejtuar gjykatës kur ajo vjen

për arsye ekonomike. Qëndrimi i GJEDNJ ndëonëse në mjaft raste e ka konsideruar

mungesën e të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjyqësore nga

personat të konsideruar të varfër jo si shkelje së drejtës për tiu drejtuar gjykatës ka qënë

mjaft i debatueshëm edhe brenda gjykatës. Tashmë GJEDNJ ndonëse nuk ka ndryshuar

praktikën e saj nxit në cdo rast të evidentuar shtetet t’i sigurojnë individëve të cilët vërtetojnë

se nuk mund të përballojnë dot shpenzimet gjyqësore në të gjitha llojet e cështjeve asistencën

ligjore falas. Shteti si organ i cili ngrihet dhe funksionon mbi parimin e shtetit të së drejtës

ka detyrimin të marri të gjitha masat dhe të krijojë në emër të drejtësië lehtësira sa më të

mëdha në mënytë për ta bërë aksesin në gjykiatë dhe kërkimin e e së drejtës një element të

prekshëm nga të gjithë pavarësisht mundësive financiare. Në këtë kuadër ecën edhe

GJEDNJ e cila në gjykimin e cështjeve të saj i bën të mundur të gjithë personave të cilët

pretendojnë shkelje të të drejtave të tyre mbulimin financiar të shpenzimeve duke mbajtur

dhe mbrojtur në këtë mënyrë të paprekshëm idealin e drejtësisë.

Po kështu edhe nga ana e Këshillit të Evropës nëpërmjet rekomandimit të Këshillit të

Ministratave nr. (93)1, “Mbi efektivetin e ligjit dhe të drejtësisë për personat shumë të

varfër” i riktheson shteteve se garancitë e sigurara nga neni 6.1 i KEDNJ janë duhet të jetë

të mundshme për tu shfrytëzuar në mënyrë të barabartë si nga personat të cilët kanë

mundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet gjyqësore ashtu dhe nga ato të cilët nuk

mund t’i përballojnë këto të fundit. Nëpërmjet këtij rekomandimi KE nxit vëndet antare të

saj të ngrejnë apo të përmisojnë vecanërisht për të varfërit sistemin e tyre ndihmës ligjore

nëpërmjet ngritjes së qëndrave të këshillimeve ligjore falas ose financimit personave të

varfër. Kjo ndihmë që duhet të sigrojë shteti duhet të jetë e pakufizuar në të gjithë llojet e

cështjeve (civile , penale , administrative , tregtare etj) dhe ndaj të gjithë subjekteve të cilët

konsiderohen të varfër nën një minimum të caktuar që nuk lejon përballimin e shpenzimeve

gjyqësore . Asistenca ligjore falas nuk duhet kuptuar si detyrim i shtetit vetëm ndaj shtetasve

të tij por pa dallim edhe ndaj personave tjerë të varfër të cilët nuk janë qytetar të vëndit

përkatës ose janë persona pa shtetësi, në cdo rast kur ato janë banues të vëndit përkatës.

Kjo asistencë ligjore nuk duhet të sigurohet vetëm për aksesin në gjykatë por edhe në

organet administrative dhe të ashtëquajturat quazi gjykata . Pa ndihmën në organet

administrave në mjaft raste nuk mund të sigurohet një ndihmë ligjore për tiu drejtuar

gjykatës pasi në shumë raste aksesi në gjykatë që të jetë efektiv kërkon ezaurimin e

ankimit administrav. Po kështu shteti duhet të nxisë dhe mbështesë organizata të ndryshme

jo qeveritare të cilat kanë si qëllim ofrimin e asistencës apo ndihmës ligjore falas.

E drejta për t’iu drejtuar gjykatës ndaj vendimeve të organeve administrative

Konflikti administrativ është një ndër format e konflikteve që mund të lindi midis personave

dhe administratës publike. Ai përbën një mjet juridik për mbrojtjen e të drejtave ligjore të

subjekteve të së drejtës dhe është instrument për kontrollin e veprimtarisë administrative.

Nëpërmjet ankimit administrativ kërkuesi kundërshton paligjshmërinë, parregullsinë apo

refuzimin e paligjshëm të organit për të nxjerrë një akt . Nëpërmjet veprimtarisë administrative

organet e administratës publike shprehin vullnetin e tyre. Ky vullnet duhet të jetë i

pasqyruar në Kushtetutë , në ligje dhe në akte të tjera me karakter nënligjor. Në ushtrimin

e detyrimeve ligjore të përcaktuara në aktet e larpërmendura nuk përjashtohet mundësia e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!