14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 65

zhvillimi i gjykimit rezultoi e provuar se Gjykata e Lartë ka pranuar për shqyrtim kërkesën

e subjekteve të interesuara, por nuk u ka komunikuar kërkuesve një kopje të kësaj kërkese.

Jo vetëm kaq por nga vendimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë rezulton se kërkesa për

rishikim është shqyrtuar drejtpërdrejt në seancë gjyqësore dhe është vendosur pranimi i

kërkesës, prishja e vendimit nr.13, datë 17.11.1998 të Gjykatës së Apelit Durrës, kthimi i

çështjes për rigjykim dhe pezullimi i ekzekutimit të këtij vendimi, por pa u thirrur kërkuesit

dhe pa u dëgjuar ata, megjithëse ishin palë në vendimin e cenuar.”

Gjykata duhet të sigurojë në cdo rast dhe në cdo kusht që barazia e palëve të realizohet në

të gjithë fazat e procedimit gjyqësor. Kur gjykata nuk arrin të kontrollojë atmosferën apo

presionin e krijuar nga publiku në sallën e gjyqit duke bërë të pamundur për mbrojtjen një

paraqitje normale të provave apo pyetjes së dëshmitarëve do të konsiderojmë gjithashtu

shkelje të parimit .

Barazia proceduriale nuk konsiderohet e dhunuar nga përdorimi I një gjuhe të caktuar. E

drejta për dëgjim të drejtë nuk cënohet nga zhvillimi I procesit në një gjuhë të caktuar por

cënoëht në rast se të pandehurit I cili nuk ëhtë në gjëndje të kuptoj gjuhën përkatëse nuk

I ofrohen aktet në gjuhën që ai kupton dhe e drejta për tu mbrojtur dhe patur një përkthyes.

Kjo është e garantuar rastet vetëm kur pala nuk kupton ose ka vështirësi në prezantimin

në gjuhën përkatëse. Në rast se gjykata provon që pala kupton dhe është në gjëndje të

ushtrojë të drejtën e tij në gjuhën përkatëse, gjykata nuk ka detyrime t’i ofrojë atij garancitë

e mësipërmë.

Raste të tjera të cilat mund të konsiderohen si shkelje parimit të barazisë së armëve janë

kur një I huaj jorezident nuk lejohet të marrë pjesë personalisht në gjykimin ku ai është

palë .

10 Parimi i prezumimit të pafajësisë

Parimi i prezumimit të pafajësisë përbën një ndër elementet e rregullsisë së të drejtës për

një proces të rregullt ligjor. Ai sanksionohet në nenin 6.2 të KEDNJ dhe 30 i Kushtetutës

sipas të cilit “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim

gjyqësor të formës së prerë “.

Prezumimi i pafajsisë përbën të drejtën e cdo personi për tu konsideruar i pafajshëm ndaj

cdo akuze derisa fajësia të vërtetohet në mënyrë të formës së prerë. Prezumimi i pafajësisë

rrjedh nga parimi ligjor latin “ei incumbit probatio qui dicit, non qui negat” ( barra e

provës qendron tek akuzuesi, jo tek i akuzuari).

Prezumimi i pafajsisë përbëhet nga tre elementë përbërës thelbësor:

1. Barra e provës – i përket akuzuesit i cili ka detyrimin të provojë me fakte bindese

fajësinë e të akuzuarit. Në rast se pas paraqitjes së provave dhe pas cmimit gjyqësor të

tyre mbeten ende dyshime mbi fajësinë e të akuzuarit atëherë gjykata ka detyrimin e

shpalljes së personit të pafajshëm. Gjykata duhet të mbajë gjithmon në konsideratë që

barra e provës ështe e akuzës dhe të kujdeset që në asnjë rast ajo të mos kalojë tek i

akuzuari.

2. Niveli i të provuarit duhet të jetë mbi fakte të arsyëshme

3. Mjetet e të provuarit duhet të jenë marrë në përputhje me ligjin

Sipas këtij parimi, gjykatat nuk duhet të fillojnë proçesin me bindjen se i pandehuri ka

kryer figurën e veprës penale për të cilin akuzohet. Detyrë e gjykatës së zakonshme që

shqyrton një çështje penale është që t’i krijojë mundësinë të pandehurit vetë ose nëpërmjet

mbrojtësit të mbrohet dhe ajo të japë vendimin e saj të bazuar mbi provat direkte e indirekte,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!