14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 45

E DREJTA PER NJE PROCES TE RREGULLT

GJYQESOR

Fatjon HILA,

UET

HYRJE

Koncepti dhe rëndësia e trajtimit të një punimi të tillë

Respektimi i të drejtave të njeriut është një ndër kriteret kryesore që një shoqeri të

konsiderohet demokratike. Të drejtat e njeriut i referohen disa të drejtave dhe lirive bazë të

cilat cdo personi duhet ti sigurohen. Ky koncept është ndër më të rëndësishmit për zhvillimin

e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e një shoqërie demokratike. Niveli i respektimit të

këtyre të drejtave është tregues i emancipimit të shoqërisë dhe vecanërisht, shtetit ligjor.

Këto të drejta jo vetëm që shërbejnë si standarte për funksionimin e shtetit të së drejtës

por janë njëkohësisht dhe themelet e shtetit demokratik. Në ditët e sotme respektimi i

tyre është synim jo vetëm i vëndeve si Shqipëria por edhe atyre me një nivel demokracie

tashmë të konsoliduar. Ato përbëjnë objekt të punës të një sërë organizatash

ndërkombëtare si ; Kombet e Bashkuara , Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ,

Organizata Ndërkombëtare e Punës , Këshilli i Evropës, Komisioni Ndër-Amerikan i të

Drejtave të Njeriut , Komisioni Afrikan për të Drejtat e Njeriut etj . Të gjithë këto

institucione nxisin shtetet në arritjen dhe respektimin e standarteve sa më të larta në

fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Një ndër të drejtat kryesore e cila përbën thelbin e këtij punimi është “ E drejta për një

proçes të rregullt ligjor “. Proçesi i rregullt ligjor i sanksionuar në nenin 42 të Kushtetutës

së Republikës së Shqipërisë dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe

Lirive Themelore (në vazhdim do të shkruhet KEDNJ) garanton të drejtën e personave

për dëgjimin dhe gjykimin e drejtë të cështjes nga gjykata.

Administrimi i drejtësisë ka si qëllim shërbimin sa më të mirë ndaj qytetarëve dhe për këtë

arsye cdo individ duhet të njihet me të drejtën e tij për një proçes të rregullt. Po kështu

prokurorët, avokatët dhe juristët në përgjithësi në punën e tyre të përditshme kanë detyrimin

të njohin dhe të respektojnë vec të tjerash, të drejtat e garantuara nga e drejta për një

proçes të rregullt. Gjyqtarët si në cështjet civile ashtu dhe në ato penale duhet të shqyrtojnë

cdo pretendim të palëve në lidhje me këtë të drejtë duke ia nënshtruar atë hapsirës së

vlerësimit që KEDNJ i ka lënë gjykatave të vëndeve duke u siguruar që drejtësia e dhënë

në emër të popullit të jetë si rrjedhojë e një proçesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësorë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!