14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

74

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

një nen që ka të bëjë ekskluzivisht me të drejtën e aksesit në gjykatë dhe me zhvillimin e

proçedurave do të çonte në situata të papajtueshme me parimin e shtetit të së drejtës, të

cilin Shtetet anëtare u angazhuan për ta respektuar, kur ratifikuan Konventën.

Ekzekutimi i një vendimi të dhënë nga një gjykatë duhet të konsiderohet si pjesë përbërëse

e “proçesit të rregullt” sipas qëllimit të nenit 6. Autoritetet shtetërore nuk mund të përmendin

mungesën e fondeve si justifikim për të mos respektuar një detyrim financiar që vjen nga

një vendim gjyqësor. Pa dyshim, një vonesë në ekzekutimin e një vendimi mund të

justifikohet në rrethana të veçanta. Megjithatë, vonesa nuk mund të jetë deri në atë shkallë

sa të dëmtojë thelbin e së drejtës së mbrojtur sipas nenit 6 § 1. Përsa i përket Gjykatës

Kushtetuese, gjykata thekson se sistemi ligjor shqiptar ofron mjete juridike të brendshme,

për të ankimuar një shkelje të së drejtës për një gjykim të drejtë, mundësi kjo që teorikisht

ishte në dispozicion të shoqërisë ankuese. Shoqëria u përpoq pa sukses ta shfrytëzonte

këtë mjet, por Gjykata Kushtetuese e rrezoi kërkesën e saj. Në këtë kuadër, Gjykata

vlerëson se e drejta për proçes te rregullt ligjor në Shqipëri duhej të ishte interpretuar në

mënyrë që të garantonte një mjet juridik efektiv për shkeljet e pretenduara për

mosrespektimin e kritereve të nenit 6 § 1 të Konventës. Kështu, në opinionin e Gjykatës,

Gjykata Kushtetuese ishte kompetente të shqyrtonte kërkesën e shoqërisë ankuese në

lidhje me mosekzekutimin e një vendimi te formës së prerë, si pjesë të juridiksionit të saj

për të siguruar të drejtën për proçes të rregullt ligjor. Gjykata tashmë ka pranuar se nëse

duhet të mbrohen efektivisht të drejtat dhe të krijohet shteti ligjor, autoritetet administrative,

janë të detyruara rrjedhimisht të ekzekutojnë vendimet e formës së prerë. Kur autoritetet

administrative refuzojnë, neglizhojnë ose vonojnë t`i ekzekutojnë këto vendime, garancitë,

që gëzon një palë e përfshirë në një proçes gjyqësor, sipas nenit 6 të Konventës, e humbasin

qëllimin e tyre.

3.4 Çështja Bajrami kundër Republikës së Shqipërisë

Z. Bajrami mori një vendim të formës së prerë në të cilin shpallej divorci i martesës së tij

dhe fitimi i kujdestarisë së fëmijës së tij të mitur. Vendimi mori formë të prerë në muajin

Mars 2004. Pas nxjerrjes së urdhërit të ekzekutimit Zyra e Përmbarimit në Vlorë e njoftoi

ankuesin se ishte e pamundur të zbatonte vendimin, duke qenë se fëmija nuk ndodhej në

Shqipëri. Më 22 Gusht 2006 autoritetet shqiptare njoftuan zyrën e Regjistrit se më 31

Mars 2006, Gjykata e Apelit në Vlorë kishte shfuqizuar vendimin e kujdestarisë të 4

Shkurtit 2004, me arsyetimin se F.M. nuk ishte njoftuar rregullisht në lidhje me gjykimin

për kujdestarinë e të bijës. Kjo gjykatë vendosi t’ia dërgonte çështjen Gjykatës së Rrethit

për t’u marrë sërish në shqyrtim dhe si rezultat gjykimi i kujdestarisë ka mbetur ende

pezull. Z.Bajrami deklaroi se ai nuk ishte njoftuar për fillimin e një proçesi të ri dhe as për

rezultatet e tij. Gjykimi i cështjes ndaj tij ishte zhvilluar në mungesë.

Gjykata tërheq vëmendjen se ankuesi është ankuar që autoritetet kanë neglizhuar të

ndërmarrin masat e nevojshme për të zbuluar vendndodhjen e së bijës, në zbatim të vendimit

të kujdestarisë në favor të tij. Gjykata konstaton, se autoritetet shqiptare nuk kanë mundur

të provonin argumentin e tyre,që mjeti i brendshëm i sipërpërmendur është i mundshëm

dhe i përshtatshëm për të ndrequr shkeljen e pretenduar. Veç kësaj, Gjykata vëren, se për

një çështje të ngjashme kundër Shtetit Shqiptar ajo evidentoi se sistemi ligjor Shqiptar

ishte organizuar në një mënyrë të tillë, që nuk siguron mjete të brendshme efektive kundër

veprimeve të përmbaruesve, duke qënë, se Gjykata Kushtetuese arsyetonte, se nuk kishte

bazën ligjore për të shqyrtuar ankesa lidhur me proçedurat e ekzekutimit të vendimeve

dhe i deklaronte ato sistematikisht të papranueshme (shih Qufaj Co. Sh.p.k. v. Albania,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!