14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 49

e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka kaluar kufijtë e padisë, sepse ajo është shprehur edhe për

gjëra që nuk i janë kërkuar duke kaluar përvec të tjerash nga rol pasiv ne aktiv”.

Parimi i mosrëndimi të pozitës është një tjetër element që ndikon në të drejtën e cdo

personi për tiu drejtuar gjykatës. Pa sigurinë që pozita e personit në rast ankimi në gjykatë

apo organ administrativ më të lartë nuk do të rëndohet cdo person do të ndjehej i cënuar

në të drejtën e tij për tiu drejtuar gjykatës duke pasur frikën e përkeqësimit të gjëndjes së

tij apo të drejtave të fituara deri në atë moment. Ky parim njihet dhe duhet të zbatohet si në

ankimet në organet administrative ashtu deh në cështjet me karakter penal.

Në gjykimet e cështjeve penale tashmë ekziston një jurisprundencë e pasur si nga Gjykata

Kushtetuese dhe GJEDNJ të cilat në mjaft raste në interpretimin e të drejtës për tiu drejtuar

gjykatës kanë janë shprehur për përfshirjen brenda saj të parimit të mosrëndimit të pozitës

të të pandehurit në proçesin penal (reformatio in peius). Ky parim përcakton se “kur

apelues është vetëm i pandehuri, gjykata nuk mund të caktojë një dënim më të rëndë, të

zbatojë një masë sigurimi më të rëndë, t’i japë pafajësisë një shkak më pak të favorshëm

nga ai i vendimit të apeluar (Ne Ultra Petita)” .

Edhe në ankimet administrative parimi i mosrëndimit të pozitës gjen aplikim dhe garantohet

nga e drejta për një proces të rregullt ligjor. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe

Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk e përmendin në mënyrë të shprehur këtë

parim por ai në vetvete e përmban dimensionin Kushtetues. Zbatimi i këtij parimi është një

garanci më shumë për të gjykuarin, me qëllim që ai të realizojë në mënyrë efektive të

drejtën për t’iu drejtuar me ankim gjykatës. Gjykata është shprehur, se ekzistenca e këtij

parimi u jep mundësi të gjykuarve që të mos heqin dorë nga garancitë që ofron Kushtetuta

nga frika se mund të dëmtohen rëndë interesat e tyre . Gjykata Kushtetuese ka konisderuar

shkelje të proçesit të rregullt një sërë vendimesh duke konsideruar të drejtën e aksesit në

gjykatë të lidhur ngushtë me parimin e mosrëndimit të pozitës si pjesë e proçesit të rregullt.

Është thelbësore që të bëhet kujdes për garantimin e këtij parimi në ato raste kur cështja

gjykohet nga organe të konsideruara “quazi gjykata” vendimet e të cilave janë të formës

së prerë dhe nuk i japin të drejtë personave të ankohen në gjykatë

Në cështje të ndryshme gjykatat mund gjykojnë që cështja është jashtë juridiksionit të tyre

ose mund të mos pranojnë kërkesën e subjektit për arsye të parashkruara nga ligji sic

mund të jenë mosekzistenca e zotësisë për të vepruar, e drejta është e parashkruar etj.

Këto element nuk mund të konsiderohen si kufizime të së drejtës për t’iu drejtuar gjykatës

pasi pasja e zotësisë për të vepruar tek individët është element thelbësor që përcakton

aftësinë e subjektit për të kuptuar veprimet që po kryen dhe për të marrë përsipër të drejta

dhe detyrime. Po kështu edhe parashkrimi i së drejtës është element i cili i shërben parimit

të së drejtës publike të sigurisë juridike . Të dy përcaktimet përligjen dhe rrjedhimisht nuk

mund të konsiderohen shkelje apo cënim të së drejtës për tiu drejtuar gjykatës. Ligji

gjithashtu mund të lidh vënien në lëvizje të gjykatës me procedura, afate apo elementë të

caktuar si forma e akteve . Këto përcaktime të ligjit nuk konsiderohet se mohojnë të

drejtën për tju drejtuar gjykatës. (duhet zgjatur )

Me gjithë atë në të gjitha rastet kur edhe pse evidentohen probleme të akteve në të gjitha

rastet kur është e mundur që ato mund të ndreqen kjo mundësi duhet t’i jepet. Raste të

tilla mund të jenë mungesa e akteve apo të meta të tjera lidhur me kërkespadinë. Kodi ynë

i Procedurës Civile në përputhje me këtë të drejtë parashikon në nenin 154/a se kur

kërkespadia paraqet probleme gjyqtari ja kthen paditësit në kohën e paraqitjes së saj ose

njofton me shkrim për plotësimin e të metave.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!