14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

62

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

autoritetet administrative ashtu dhe nga ato gjyqësore. Ështe detyrë e shtetit që të organizoj

sistemin e tij ligjor me qëllim që të sigurojnë që proçeset gjyqësore të kryhen brenda një

afati të arsyeshëm. Gjykata ka refuzuar argumentet qeveritare se pamjaftueshmëria e

personelit apo mangësitë e përgjithshme administrative përbëjnë justifikim të mjaftueshëm

për të ekzistuar shkelje e standartit “afat të arsyeshëm” .

Kohëzgjatja në proçedurat civile nis nga data e fillimit të proçesit dhe në proçedurat penale

nga data e fillimit të akuzës. Në proçedurat civile kohëzgjatja përfshin përvec përfundimit

të gjykimit deri në marrjen e vendimit formë të prerë dhe ekzekutimit të tij. Fakti që

gjykimi brenda një afati të arsyeshëm përfshin brenda saj ekzekutimin brënda një afati të

arsyeshëm vjen për faktin se gjykimi i një të drejte është një proçes i cili përbëhet nga dy

faza ; faza e parë lidhet me njohjen dhe deklarimin e të drejtës që përfundon kur kërkesa

rrëzohet ose kur ajo pranohet dhe merr formë të prerë. Faza e dytë lidhet me ekzekutimin

e vendimit gjyqësorë. Faza e parë nuk do të kishte vlerë nëse vendimi gjyqëosor nuk do të

ekzekutohej. Nëse e drejta e siguruar me anë të vendimit nuk do të ekzekutohej atëherë

vendimi gjyqësor nuk do të kishte asnje vlerë. Ajo cfarë duhet garantuar është që e drejta

mos të jetë teorike apo iluzionare por praktike dhe efektive. E drejta është iluzionare kur

vendimi I formës së prerë nuk zbatohet. E drejta e ekzekutimit të vendimit gjyqësor

nënkupton që sado komplekse dhe cilado qofshin vështirësitë e ekzekutimit shteti duhet të

marri të gjitha masat që vendimi gjykatës të ekzekutohet.

Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore është në të gjitha rastet përgjegjësi i organeve shtetërore.

Kushtetuta në nenin 142/3 ka përcaktuar se “ Orgnet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë

vendimet gjyqësore”. Ky detyrim kushtetutes që sanksionohet edhe nëpërmjet termit gjykim

brenda një afati të arësyseshëm në nenin 42 të kushtetutës dhe 6 të KEDNJ duhet të bëhet

brenda një afati sa më të shkurtër.

Në vështrimin e cështjeve penale kohëzgjatja fillon nga njoftimi zyrtar që i jepet individit

nga autoritetet për pretendimin që ka kryer një vepër penale . Kjo e drejtë përfshin brenda

saj si afatin e përfundimit të gjykimit në të gjithë shkallët e gjyqësorit ashtu dhe ekzekutimin

e vendimit të formës së prerë të gjykatës brenda një afati të arsyeshëm . E drejta e

gjykimit brënda një afati të arsyeshëm lind nga e drejta për t’iu drejtuar gjykatës dhe ajo e

disponibilitetit të saj. Në të, sanksionohet që gjykata duhet ti japë përgjigje kërkesave të

palëve brenda një afati të arsyeshëm duke dalë me anë të një vendimi përfundimtar i cili

rrëzon apo pranon kërkesat e palëve. Si parimi i disponibilitetit të gjykatës ashtu dhe ai i

gjykimit brenda një afati të arsyeshëm do të konsiderohen se cënohen nëse vendimi nuk

ekzekutohet brenda një afati të arsyeshëm. Dhënia e drejtësisë teorikisht pa e zbatuar atë

në praktikë con ipso facto ( për shkak të faktit) në mohimin e saj.

Ky qëndrim është mbajtur nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ashtu dhe

nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në cështjet të cilat me gjithë se ka pasur një

vendim të formës së prerë , ekzekutimi i tij nuk është kryer nga autoritetet shtetërore, me

gjithë se ekziston detyrimi kushtetues dhe ligjor i ekzekutimit të vendimit. “Shteti duhet të

marrë përsipër vazhdimisht detyrimin për të siguruar palët pjesëmarrëse në proçes se do

të kenë mundësi reale të ekzekutojnë vendimin gjyqësor të formës së prerë dhe se e drejta

për të pasur akses në gjykatë do të ishte iluzion, nëse sistemi ligjor ose zbatimi i tij në

praktikë do të bëhej shkak që një vendim gjyqësor i formës së prerë të mbetej inefektiv

dhe i pazbatueshëm për një kohë tepër të gjatë” . Cdo qytetar që i drejtohet një gjykate

kompetente për realizimin e një të drejte, nuk mund të presë pa kufi për realizimin e saj,

prandaj përfundimi i cështjes është i lidhur ngushtë me domosdoshmërinë e respektimit të

një afati të arsyeshëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!