14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 63

E drejta për tu gjykuar brënda një afati të arsyeshëm sanksionon të drejtën e palës që

cështjes së tij ti jepet zgjidhje nga gjykata pa shkaktuar vonesa të paarsyeshme. Kjo e

drejtë nuk përfshin vetëm kohën e marrjes së vendimit të formës së prerë por edhe atë të

ekzekutimit të vendimit. Që e drejta të jetë efektive procedura duhet të garantojë gjykim

pa vonesa të pajustifikueshme si në shkallë të parë ashtu edhe ne apel .

Sanskionimi i kësaj të drejte ka si qëllim të minimizojë efektet negative që shkakton vonesa

e proceseve penale mbi të akuzuarin. Akuza penale së bashku me efektet e tjera të saj

shkaktojnë te personi kufizimet e lirisë, shqetësime të ndryshme, opinion shoqëror negativ

dhe gjëndja e rënduar psikologjike etj. Koha e pritjes për mbarimin e procesit ka efekte

negative si për të akuzuarin ashtu edhe për familjen. Në rastet kur i akuzuari është i

pafajshëm këto efekte janë jo të rënda. Interesi shoqëror i dhënies së drejtësisë ka si qëllim

që ato që akuzohen për një vepër penale gjykohen në një mënyrë të ndershme dhe të

drejtë. Koha nga e cila fillon data e procesit është ajo e castit që personi i komunikohet

akuza. Kjo mund të jetë ditë para se personi të dërgohet para gjykatës, ashtu si dita e

arrestimit, momenti i njfotimit zyrtar të akuzës, apo dita kur hetimet paraprake kanë filluar

83. Pezullimi i procesit nuk ndërpret llogaritjen e kohës si gjykimi 85.

Cilët janë elementët për të përcaktuar nëse një person është gjykuar brënda një afati të

arsyeshëm GJEDNJ për llogaritjen e afatit ka përcaktuar një sërë elementësh si :

a) kompleksiteti i cështjes

b) sjellja e të akuzuarit

c) sjellja e autoriteteve administrative dhe gjyqësore 86

Llogaritja e afatit ka përcaktime të ndryshme në vënde të ndryshme.

Gjykata e lartë kanadeze ka përcaktuar se gjykatat duke përcaktuar kalimin e afatit të

arsyeshëm duhet të marrin në konsideratë një sërë elementësh si :

1. arsyet e vonesës

a) koha e nevojshme që duhet normalisht për të përfunduar procesin në fjalë

b) veprimet e të akuzuarit

c) veprimet e akuzës

d) limitet e burimeve institucionale ( mjaft e kritikuar nga KEDNJ )

e) arsye të tjera të vonesës.

2. nëpërmjet marrveshjes apo sjelljeve të tjera, i akuzuari heq dorë në tërësi apo në pjesë

të së drejtës së tij të gjykuar sa më shpejt.

Gjykata e lartë kanadeze është shprehur se këto përcaktime nuk duhet të interpretohen në

një mënyrë mekanike. Elemetët e mësipërm nuk janë të pandryshueshme . 94

9 Barazia e mjeteve (armëve)

Parimi I barazisë proceduriale të palëve ose sic quhet ndryshe parimi i barazisë është pjesë

thelbësore e së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Ai lidhet ngushtë me të drejtën e

mbrojtjes dhe parimin e gjykimit të cështjes nga gjykatë e pavarur dhe e paanshme.

Barazia e mjeteve dhe njohja me argumentët e palës kundërshtare nënkupton që cdo palë

në proçes duhet të ketë mundësi për të qënë prezent në cështjen e tij para mungesës së

cdo kushti që e vë atë para disavantazheve në raport me palën tjetër. Parimi shkelet kur

gjyqëtari refuzon njërën palë të paraqes pretendime, prova, të marrë në pyetje dëshmitarë,

të shtrojë për përgjigje pyetje ndaj ekspertit etj, në një kohë që palës apo palëve të tjera i

janë lejuar këto të drejta. Të gjitha palët duhet të kenë mundësi për tu njohur me aktet e

njëri tjetrit për të qënë në këtë mënyrë të barabartë dhe për të zbatuar kontradiktetin si një

ndër elementët që ndihmon në vlerësimin dhe cmimin e fakteve nga gjykata.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!