14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 53

rast të kundërt mund të themi që ai cënohet pasi personit i është mohuar e drejta për tu

gjykuar nga një trup gjyqësore në përputhje me përcaktimet e GJEDNJ mbi termin gjykatë.

Në rastin e dytë mund të themi që duke qënë se organet administrative nuk i përbushin

kriteret e të qënit gjykatë atëherë për të mos cënuar thelbin e lirisë duhet që personat të

kenë të drejtën të gjykohen të paktën në një shkallë nga një instancë gjyqësore.

e. Nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara nga Konventa Europiane për të

Drejtat e Njeriut ; e drejta për ankim efektiv e cila sanksionohet në nenin 13 të KEDNJ

parashikon ankimin në të paktën një instancë kombëtare. Në qasjen tonë në rast se do të

bënim një interpretim literal do të thonim që ankimi në të paktën 1 instancë kombëtare

ekziston. Në jurisprundencën e saj GJEDNJ nuk ka ndjekur këtë mënyrë interpretimi por

është bazuar kryesisht në interpretimin teleologjik dhe sistematik. Në këtë këndvërshtrim

duke u bazuar edhe në termin ankim efektiv gjykata ka konsideruar se cështja duhet të

gjykohet të paktën nga një organ që i përmbush krieteret e të qënit gjykatë nga GJEDNJ.

Ky është minimumi që GJEDNJ ka përcaktuar dhe që cdo garantim më i pakët do të

konsiderohet në kundërshtim me konventën.

Për sa më sipër për të konkluduar nëse kufizimi i së drejtës për tiu drejtuar gjykatës

garantuar nga e drejta për një proces të rregullt ligjor sanksionuar nga neni 42 i Kushtetutës

dhe 6 i KEDNJ është në përputhje me kriteret e nenit 17 të Kushtetuës, mjafton që vetëm

një ndër elementët e mësipërm të mos përmbushet. Në qasjen tonë gjykojë që të paktën 3

(tre) nga 5 (pesë) kushtet e domosdoshme për një kufizim të tillë nuk përnbushen. Ekzistenca

e interesit publik , propocionaliteti i kufizimit me gjëndjen që e ka diktuar , mos tejkalimi

i kufizimeve të parashikuara nga KEDNJ dhe cënimi i thelbit të lirisë nuk justifikojnë

kufizimin e së drejtës për tiu drejtuar gjykatës ndaj vendimeve të organeve administrative.

Elementi i dytë mbi të cilën bazohet punimi është analizimi nëse organet të cilave ligji i jep

të drejtën të nxjerrin vendime të cilat nuk mund të kundërshtohen në gjykatë mund të

konsiderohen de jure trupa gjyqësore. Ky përcaktim është mjaft i rëndësishëm pasi

Konventa Europiane e të Drejtave dhe Lirive Thelbësore të Njeriut në nenin 13 të saj ka

sanksionuar si standard minimal gjykimin nga të paktën një instancë kombëtare duke mos

përcaktuar nëse kjo instancë do të jetë trupë gjyqësore, administrative apo cfarëdo tjetër.

Ky përcaktim i hap rrugën të drejtës së shteteve përkatëse që në raste të caktuara edhe

vendimet e organeve që nuk janë “gjykata (trupa pjesë të sistemit gjyqësor) “ të konsiderohen

të formës prerë. Me gjithë këtë përcaktim dispozita 13 e KEDNJ ka përcaktuar që ankimi

duhet të jetë efektiv dhe neni 6/1 që cështja të dëgjohet drejtësisht nga një trup gjyqësore

e pavarur dhe paanshme. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe GJEDNJ në shqyrtimin e ankimeve

ndaj vendimeve të formës së prerë të organeve administrative të shteteve të ndryshme.

Sipas saj në asnjë rast personave nuk duhet t’i kufizohet e drejta për tu dëgjuar drejtësisht.

Termi “Gjykatë” nuk duhet kuptuar domosdoshmerisht si gjykatë ligji e integruar në sistemin

gjyqësor të një vëndi. Fakti që trupa me funksione gjyqësore ekzistojnë nuk i klasifikojnë

ato domosdoshmërisht si gjykatë. Me termin gjykatë do të konsiderohen vetëm ato organe

që plotësojnë një sërë kërkesash të caktuara. GJEDNJ në mjaft raste ka interpretuar

termin gjykatë dhe ka marrë në shqyrtim nëse organe administrative të caktuara I

përmbushin kriteret për tu konsideruar të tilla apo jo. Në cështjen Dauti kundër Shqipërisë

GJEDNJ mori në shqyrtim një vendim të “Komisionit Vlersimit të Aftësisë për Punë”

duke shqyrtuar nëse ky organ I plotëson elementët për tu konsideruar I pavarur dhe I

paanshëm dhe nëse rrjedhimisht cështja e individi ishte gjykuar drejtësisht. Në cështjen e

tij Z.Dauti iu drejtua “Komisionit të Vlersimit të Aftësisë për Punë” duke kërkuar shpalljen

e paaftësisë për punë dhe përfitimit të një pensioni në bazë të ligjit. Komisioni shqyrtojë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!