14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

70

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

ndikuar nga asnjë faktor. Kur një gjykatë ushtarake detyron të akuzuarin për të zgjedhur

mborjtësin midis dy avokatëve të përcaktuar nga gjykata kjo e drejtë u cënua . 104-105

d) të marrë në pyetje ose të kërkojë të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe

të kërkojë thirrjen dhe pyetjen e dëshmitarëve që e shfajësojnë, në kushte të njëjta

me dëshmitarët e akuzës;

e) të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se nuk kupton ose nuk flet

gjuhën e përdorur në gjyq.

Mbrojtja e të pandehurit, e garantuar shprehimisht në nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6

të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përbënë një ndër elementët më thelbësorë

të proçesit të rregullt ligjor. Për respektimin e së drejtës së mbrojtjes gjykatat duhet të

përmbushin me rigorozitet një sërë detyrimesh, mes të cilave, rëndësi të veçantë paraqet

sipas rastit, njoftimi i të pandehurit apo mbrojtësit të tij ligjor për akuzën, njohja me aktet,

njoftimi për ankimin, rekursin, ditën dhe vendin e gjykimit të çështjes. Synim kryesor

është realizimi i një debati real ndërmjet palëve , gjë që ndikon pozitivisht dhe në mënyrë

të drejtpërdrejtë në zbulimin e së vërtetës dhe dhënien e drejtësisë nga gjykata me objektivitet

e paanësi. Këto kërkesa kushtetuese e ligjore janë në funksion të mbrojtjes sa më efektive

të të pandehurit. Është detyrë e shtetit që të marrë masat e duhura për të garantuar

pjesëmarrjen në proçes të palëvë ose mbrojtësve ligjor, qoftë edhe atyre të caktuar kryesisht

në cështjet penale.

Gjykata Kushtetuese ka bërë gjithashtu dallimin midis të drejtës së mbrojtjes dhe asaj për

tu dëgjuar nga gjykata duke theksuar se “E drejta për t’u dëgjuar nuk mund të zëvendësojë,

por njëkohësisht as të njësohet me të drejtën e mbrojtjes. Të realizosh dëgjimin e personit

që do të proçedohet nuk do të thotë se organi e ka përmbushur edhe standardin kushtetues

të mbrojtjes për të.

Baza e këtij parimi është se gjykimi duhet të zhvillohet në prezencë të të akuzuarit. Ky

parim nuk nënkupton vetëm prezencën fizike por edhe kuptimin e zhvillimit të procesit.

Kuptimi i procesit ka rëndësi të madhe pasi i akuzuari vendos kush dëshmitarë të thirren

dhe kush jo, cfarë provash janë paraqitur kundër tij etj. një i akuzuar i cili nuk kupton

gjuhën e procesit kundër tij nuk mund të konsiderohet si është gjykuar në përputhje me

të drejtën për një proces të rregullt . 143.

Në rastet kur ai nuk mund të kuptojë apo flasë gjuhën e procesit atij duhet ti jepet mundësia

e pasjes e një përkthyesi pa pagesë. Mosgarantimi i të drejtës për ti dhënë të akuzuarit

përkthime të plora të të gjithë provave përbën shkelje të së drejtës. E drejta është e rëndësishme

edhe sepse moskuptimi i gjuhës con në një mohim të së drejtës së mbrojtjes . 146.

Kjo e drejtë nuk i garanton personave të cilat megjithëse gjuhën amtare e kanë të ndryshmë

nga ajo e zhvillimit të procesit por e kuptojnë gjuhën e zhvillimit të tij dhe janë në gjëndje

të paraqesin mbrojtjen e tyre.

v E drejta për të ekzaminuar dëshmitarin

Kjo e drejtë garanton të akuzuarit të njëjtat garanci ligjore të ekzaminimit të dëshmitarëve

nga ato të prokurorit . Dëshmia duhet të jepet në prezencë të të akuzuarit, megjithatë nuk

është në kundërshtim në KEDNJ 6.1 dhe 6.3/d. Për të përdorir si evidenca deklarimet e

bëra në procedimet paragjyqësor kur të drejtat e mbrojtjes janë respektuar. Kjo e drejtë

garanton që të akuzuarit ti jenë dhënë të gjithë mundësitë e nevojshme për të kundërshtuar

dhe pyetur dëshmitarët kundrejt tij . 131. e drejta për të ekzaminuar dëshmitarët në favor

të tij njëlloj me ato kundët tij. Kjo e drejtë është caktuar për të siguruar të njëjtat fuqi ligjore

si mbrojtës ashtu dhe akuzues. Kjo nuk përcakton të drejtën absolute të të akuzuarit për të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!