14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 51

gabimeve dhe rrjedhimisht për konstatimin dhe rivendosjen në vënd të së drejtës së shkelur.

Për këtë arsye është e domosdoshme ekzistenca e mundësisë e kontrollueshmërisë së

këtyre akteve. Një ndër format e mbikqyrjes administrative dhe rrjedhimisht e

kontrollueshmërisë së vendimeve është ekzistenca e kontrollit të brendshëm. Ankimi i

brendshëm administrativ nënkupton të drejtën e personave të cilët kanë një interes të

ligjshëm të kërkojnë revokimin, shfuqizimin ose ndryshimin e akteve administrative. Ankimi

është instrument juridik i rëndësishëm i garantuar nga e drejta Kushtetuese për një proces

të rregullt ligjor, ajo për rihabilitim dhe / ose shdëmtim në rast se personi është dëmtuar

për shkak të një akti , veprimi apo mosveprimi i paligjshëm të organeve shtetërore dhe e

drejta për ankim efektiv sanksionuar nga neni 13 i KEDNJ. Në ankimet administrative

organet përkatëse kanë detyrimin që t’i gjykojnë ankesat në mënyrë të drejtë dhe publike.

Si një garanci më shumë për subjektet për zgjedhjen në mënyrë të drejtë të konfiliktit

parimet e përgjithshme gjykimit gjyqësor për aq sa është e mundur aplikohen në gjykimin

e ankimit administrativ.

Ndërsa ankimi administrativ është një formë e kontrollit të veprimtarisë administrative

duhet që kjo e fundit t’i nënshtrohet edhe kontrollit gjyqësor në rastet kur ankimuesi nuk

është dakort me vendimin e marrë nga organi administrativ edhe pas ezaurimit të shkallëve

të ankimit të brendshëm. Ankimi gjyqësor ndaj vendimeve administrative përgjithësisht

është i lejueshëm nga legjislacioni shqiptar me gjithë atë është e rëndësishme të theksojmë

se ekzistojnë një numër ligjesh të cilat sanksionojnë formën e prerë të akteve administrative

. Përsonat të cilët nuk janë dakort me këto vendime sipas ligjeve përkatëse nuk mund

të kundërshtojnë ligjshmërinë apo pavlefshmërinë e tyre në gjykatë. Këto ligje nëpërmjet

dispozitave të mësipërme sanksionojnë kufizimin e së drejtës për tiu drejtuar gjykatës.

Ashtu sic ka theksuar Gjykata Kushtetuese drejta për t’iu drejtuar gjykatës është një nga

aspektet e të drejtës për gjykim, e sanksionuar në nenin 42 të Kushtetutës dhe 6 i KEDNJ

dhe se në ushtrimin e kësaj të drejte ligjvënësi mund të vendosë kufizime, por këto kufizime

duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara në nenin 17 të Kushtetutës i cili sanksionon

rastet dhe kriteret mbi të cilat mund të bëhet kufizimi i një të drejte apo lirie kushtetuese.

Për sa më sipër për të vlersuar kushtetutetshmërinë e këtyre kufizimeve ligjore dhe

respektimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor duhet ushtruar një kujdes duke

analizuar në mënyrë të vecantë dy element kryesor. Së pari ashtu sic ka theksuar dhe GJK

duhet analizur kufizimi me përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga 17 i Kushtetuës.

Së dyti është domosdoshmëri që ashtu sic ka bërë GJEDNJ në Cështjen Dauti kundër

Shqipërisë analizimi i plotësimit të kushtit të gjykimit nga një gjykatë e pavarur dhe paanshme

si domosdoshmëri për të prezumuar që cështja të dëgjohet drejtësisht duke përmbushur

të gjithë garancitë e sanksionuara nga neni 6.1 dhe 13 i KEDNJ.

Për sa më sipër për të analizuar elementin e parë, atë të kushtetuetshmërisë së kufizimit

është e domosdoshme të ndalemi dhe analizojmë këtë kufizim duke iu referuar nenit 17 të

kushtetutës i cili sanksionon se:

“ 1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen

vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të tjerëve. Kufizimi

duhet të jetë në përpjestim me gjëndjen që e ka diktuar atë.

2. Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk

mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e

Njeriut”

Duke u ndalur dhe interpretuar në mënyrë tekstuale (literale) kushtet e sanksionuara nga

kushtetuta mund të themi se;

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!