14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

56

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

organin epror i Institutit të Sigurimeve Shoqerore është i formës së prerë dhe nuk mund ti

nënshtrohet shqyrtimit gjyqësorë GJEDNJ konstatojë se përcaktimi ligjor i mësipërm vjen në

kundërshtim me të drejtën për akses në gjykatë e garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe 6 i

KEDNJ. Sipas GJEDNJ e drejta për akses në gjykatë përfshin brenda saj detyrimin që vendimet

e organeve administrative të jenë të rishikueshme në rrugë gjyqësore. Sipas saj gjykata në të

paktën një instancë gjyqësore duhet të kishte shqyrtuar cështjen në themel dhe shprehur për

pretendimet e palës. Gjykimi në rrugë gjyqësore i jep të drejtën palës që pretendimet e saj të

degjohen nga një gjykatë e pavarur dhe paanshme dhe rrjedhimisht gjykimin e drejtë të cështjes

. Për sa më sipër mos ekzistenca e mundësisë së shqyrtimit gjyqësor është kufizim i së drejtës

për ti’u drejtuar gjykatës dhe rrjedhimisht kufizim i të drejtave dhe lirve të përcaktuara nga

Konventa dhe Kushtetua. Në rast se ligji do të bëj kufizime të tilla atëhërë është e domosdoshme

që ai të respektojë përcaktimet e parashikuara nga neni 17 i Kushtetuës për kufizimin e të

drejtave. Në të kundërt kufizimi i të drejtës për tiu drejtuar gjykatës ashtu sic ka konstatuar dhe

GJEDNJ përbën shkelje të procesit të rregullt ligjor.

5. E drejta për një proçes publik dhe të hapur

Drejtësia është një proçes i cili nuk ka rëndësi vetëm mënyra si jepet por edhe si duket.

Kryerja e proçeseve në mënyrë të hapur lidhet me faktin që interesave të cilat duhet t’u

shërbehet nga proçeset publike nuk janë vetëm ato të palëve , por edhe ato të publikut të

gjërë. Në vetvete dhënia e drejtësisë në mënyrë të hapur i shërben besimit e publikut për

administrimin e drejtësisë dhe edukimit të qytetarëve. Gjykimi i hapur zbatohet në cdo

fazë të gjykimit dhe përfshin brenda tij dhe të drejtën për seanca dëgjimore ( vecanërisht

në rastet kur njëra nga palët në cështje e kërkon një gjë të tillë). Mbajtja e gjykimit publik

mbron palët nga administrimi I fshehtë I drejtësisë duke bërë administrimin e saj transparent.

Në qoftë se dëgjimi publik nuk realizohet në instancën e parë të gjykimit ai mund të

korrigjohet duke mbajtur një seance publike në instancën më të lartë të gjykimit.

Detyrimi për bërjen e seancës publike është vetëm I shtetit dhe ai nuk varet nga kërkesat

e palëve. E kundërta është e justifikuar. Pjesë e gjykimit publik dhe të hapur përbën edhe

detyrimi i gjykatës për shpalljen e informacioneve mbi kohën, vëndin dhe cdo lehtësi tjetër

që do ta ndihmonte publikun në ndjekjen e seancave.

Gjykimi duhet të jetë i hapur për të gjithë dhe nuk mund të kufizohet vetëm për një

kategori të caktuar personash. Në raste të tilla do të konsiderohet si shkelje të së drejtës

për gjykim publik .

Përjashtime nga dëgjimi publik. Gjykimi in camera

Përjashtimet nga dëgjimet publike duhet të interpretohen në mënyrë të ngushtuar .

Në cdo kërkesë për përjashtim gjykata duhet të vendos për ndikim e tyre në interesin e

publikut. Publiku dhe masmedia mund të përjashtohen nga dëgjimi për arsye :

a) Kur cështja përmban element të moralitetit

b) Element të rendit publik

c) Kur cështja përmban elementë të sigurisë kombëtare

d) Kur interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës privatë në process e kërkojnë. Cështje të

tilla mund të jenë ato; familjare , divorc, kujdestari, birësim, procedimet mbi të miturit etj.

e) Kur publiciteti I cështjes dëmton interesat e drejtësisë.

6 E drejta për të marrë pjesë në gjykimin e cështjes

Nga koncepti i “proçesit të rregullt ligjor” rrjedh parimi i përgjithshëm, që secila palë ka të

drejtë të jetë e pranishme në seancë gjyqësore ose të përfaqësohet nga avokati përkatës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!