14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

76

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

sa i përket ekzekutimit të vendimeve ) . Gjykata u rikujton autoriteteve shqiptare konkluzionet

e saj në çështjen Qufaj kundër Shqipërisë, ku parashtroi se, autoritetet shqiptare duhet të

merrnin masat e përshtatshme, me qëllim pajtimin me vendimin e formës së prerë dhe të

bënin kompensim për ndonjë dëm të shkuar ose të ardhshëm shkaktuar individëve nga

neglizhenca. Për rrjedhojë mos marrjen e masave nga autoritetet shqiptare për ekzekutimin

e vendimit të formës së prerë gjykata rithekson mendimin e saj se përbën shkelje të

proçesit të rregullt.

3.6 Çështja Ramiz Dauti kundër Republikës së Shqipërisë

Z. Dauti paraqiti kërkesën e tij më 12 Maj 2005 para GJEDNJ duke pretenduar shkelje të

nenit 6/1 dhe 13 të KEDNJ për shkelje të së drejtës për akses në gjykatë si një mënyrë për

të kundërshtuar vendimin administrativ. Në cështjen e tij Z.Dauti kërkonte marrjen e

kategorisë 2 të paaftësisë për punë nga autoritet përkatëse të komisioni mjekësor i caktimit

të aftësisë për punë si pasojë e një aksidenti në punë që ai kishte pësuar në vitin 1992.

Komisioni pas paraqitjes së kërkesës më mars 2001 nga aplikanti më 27 Shtator 2001

mori shqyrtim kërkesën dhe vendosi njohjen e paaftësisë për punë nga periudha e

aksidentimit me gjithë atë vendosi marrjen e përfitimeve të kërkuesit për periudhën Mars

2001 deri në Mars 2002 duke akorduar nivelin e 4 të paaftësisë për punë. Ai u konsiderua

nga komisioni sikur kishte pësuar aksident jashtë pune. Me 1 Tetor 2001 kërkuesi apeloi

vendimin në rrugë administrative tek organi epror i komisionit duke kundërshtuar vendimin

e mëparshëm. Apeluesi pretendoi se komisioni duke vlerësuar pësimin e aksidentit jashtë

pune kishte vlerësuar në mënyrë të gabuar rrethanat e cështjes duke pretenduar gjithashtu

statusin e kategorisë së 2. Komisioni i apelit më 30 Janar 2003 prishi vendimin dhe deklaroi

aplikuesin të shëndoshë për punë dhe të papranueshëm për përfitimin e benefiteve të

paaftësisë për punë. Pas njohjes që Z.Dauti i bëri me vendim të formës së prerë në Maj

2003 faktit të aksidentimit në punë nga viti 1992 më 9 qershor 2003 i drejtohet Gjykatës

së Rrethit Gjyqësor Tiranë për rrëzimin e vendimit të Komisionit të Apelit të Vlerësimit të

Aftësisë në Punë. Gjykata pasi shqyrtoi cështjen vendosi se në bazë të ligjit për sigurimet

shoqerore vendimi i komisionit të apelit ishte i formës së prerë dhe i pakundërshtueshëm

në rrugë gjyqësore. Po të njëjtin vendim lanë në fuqi Gjykata e Apelit dhe ajo e lartë. Po

kështu edhe Gjykata Kushtetuese, ku kërkuesi pretendoi shkelje të së drejtës për proçes të

rregullt si pasojë e mohimit të së drejtës për akses në gjykatë rrëzoi pretendimet e kërkuesit

duke mos konsideruar asnje shkelje të proçesit.

Cështja u morr në shqyrtim nga GJEDNJ me 13 Janar 2009. Gjykata pasi shqyrtoi cështjen

konstatoi se ajo ishte pjesë e të drejtës për një proçes të rregullt. Aplikanti pretendoi shkelje

të proçesit të rregullt ne përputhje me nenin 6/1 duke pretenduar se vendimet administrative

edhe në përputhje me ligjin shqiptar ishin të kundërshtueshme në gjykatë ndërsa përfaqësuesja

e shtetit shqiptar pretendoi se gjykatat e kishin marrë në shqyrtim cështjen dhe se vlerësimi

i rrethanave dhe provave nuk është pjesë e të drejtës për një proçes të rregullt.

GJEDNJ pranoi kërkimet e aplikuesit duke theksuar se e drejta për akses në gjykatë

përfshin brenda saj detyrimin që vendimet e organeve administrative të jenë të rishikueshme

në rrugë gjyqësore. Sipas saj gjykata në të paktën në një instancë gjyqësore duhet të

kishte shqyrtuar cështjen në themel dhe shprehur për pretendimet e palës. Duke u bazuar

në sa më lartë gjykata konstatoi shkelje të së drejtës për një proçes të rregullt si rrjedhojë

e shkeljes së të drejtës për akses në gjykatë parashikuar nga neni 6/1 i KEDNJ.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!