14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

66

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

të cilat duhet të provohen nga akuza dhe që administrohen në dosje . Prezumimi qe parimi

sanksionon ka si qëllim të minimizojë rrezikun që persona të pafajshëm të dënohën. Kjo

arrihet duke i dhënë prokurorit barrën e provës dhe të akuzuarit prezumimin të pafajshëm.

Prezumimi nuk duhet kuptuar vetëm si detyrim i gjykatës dhe i subjekteve në proces për

të konsideruar të akuzuarin/it të pafajshëm por detyrimin e të gjithë autoriteteve, medias

apo personave të mos paragjykuar rezultatin final të gjykimit. Prezumimi i pafajsisë

mund të shkelet jo vetëm nga gjykata por edhe nga autoritetet publike . Kur pas arrestimin

të një personi një oficer i lartë policie lajmeroi në një konferencë për shtyp arrestimin e tij

duke cilësuar si një ndër nxitësit apo planifikuesit e një vrasje, KEDNJ konsiderojë këtë

veprim si “ deklarim fajësie” i cili së pari inkurajoi publikun për të besuar në fajësinë e tij

dhe së dyti paragjykoi cmimin e fakteve nga autoriteti gjyqësor. Këto veprime janë

konsideruar nga KEDNj shkelje të parimit të prezumimit të pafajsisë. Liria e shprehjes

përfshin lirinë për të marrë dhe përpunuar informacion dhe prezumimi nuk mund të privojë

autoritetet nga informimi i publikut në lidhje me investigimet penale por ai kërkon që kjo

liri të përdoret në përputhje me të drejtën e cdo personi për tu konsideruar i pafajshëm.

Parimi sanksionon gjithashtu se përpara se fajësia e personit të provohet me vendim të

formës së prerë, një vendim gjyqësor i dhënë ndaj një personi nuk duhet të reflektojë në

opinion fajësinë e tij .

Debat ekziston nëse pytjet e palës akuzuese për dëshmitarët në proces janë të orjentuara

apo formuara në atë mënyrë që e konsiderojnë të akuzuarin fajtor përbëjnë shkelje të

parimit nga ana e akuzës. Gjykata Supreme Kanadeze ka konsideruar se ky element nuk

përbën shkelje të parimit .

Kur një person i akuzuar në një vepër penale nuk ka të drejtën e rimbursimit të kostove të

procedimit ndaj tij nuk konsiderohet shkelje e prezumimit të pafajsisë .

11.E drejta e mbrojtjes

E drejta e mbrojtjes përfshin brenda saj një sër elementësh thelbësor të cilët shërbejnë si

standarte minimale nga Kushtetuta dhe KEDNJ për prezumimin e respektimit të së drejtës

së drejtës së mbrojtjes. Të drejtat e mbrojtjes të siguruara nga neni 6/3.a i KEDNJ

garantohen edhe nga Kushtetuta në nenin 31 të saj. E drejta e mbrojtjes përfshin brenda

saj të drejtën e personave që;

a) të informohen brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton

dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe shkakun e akuzës që i bëhet;

E drejta për tu informuar brënda një afati sa më të shkurtër lidhur me akuzën që i është

ngarkuar personit kërkon që informacioni i sanksionuar t’i jepet personit sa më shpejtë të

jetë e mundur pasi akuza të jetë deklaruar formalisht. Kjo e drejtë nuk përfshin të drejtën

e personave ndaj të cilëve po bëhen hetime por kjo e drejtë zbatohet kur megjithëse po

bëhen hetime dhe personi nuk është ende i akuzuar, prokurori vendos të marrë masa të

caktuara ndaj të dyshuarit. Personi nuk duhet të informohet vetëm për faktet e mbledhura

ndaj dhe bazën ligjore por edhe me karakteristikat ligjore të aktit për të cilin ai akuzohet .

Kërkesa për të informuar të akuzuarin i siguron atij përgatitjen e mbrojtjes. Kërkesa që një

i akuzuar duhet të informohet për shkakun e akuzës ndaj tij nënkuptonqë infromacioni

duhet të merret nga ai. Një prezumim i marrjes së informacionit është në kundërshtim me

të drejtën.

b) E drejta për të patur kohë të mjaftueshme dhe lehtësira në përgatitjen ë mbrojtjes;

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!