14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

72

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

E drejta për një proces të rregullt ligjor në KEDNJ nuk përfshin parimin “nuk ka dënim pa

ligj”. ICCPR e përfshin brënda konceptit të proceit të rregultl ligjor parimin e mësipërm.

KEDNJ megjithëse nuk e përfshin neni 6 i saj e sanksionon atë në nenin 7.

ÇËSHTJET E SHQYRTUARA NGA GJEDNJ PËR TË DREJTËN PËR NJË PROÇES

TË RREGULLT KUNDËR REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Gama e kërkesave drejtuar GJEDNJ ndër vite ka pasur në qëndër të pretendimeve të tyre

një sërë të drejtash të garantuar nga KEDNJ si e drejta për një proçes të rregullt ligjor , e

drejta e pronës , e drejta për mbrojtje efektive etj.

Për shkak të volumit dhe orjentimit të qasjes në këtë punim do të analizojmë në mënyrë

sintetike vetëm cështjet shqiptare në GJEDNJ për pretendimet për shkeljen e proçesit të

rregullt ligjor përcaktuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe 6 i KEDNJ.

3.1 Çështja Ramazan Driza kundër Republikës së Shqipërisë

Në bazë të nenit 34 të konventës Z.Ramazan Driza paraqiti ankesën e tij kundrejt Shqipërisë

për shkeljen e proçesit të rregullt ligjor sanksionuar nga neni 6 i KEDNJ në vitin 2002 . Ankuesi

pretendoi për shkelje të proçesit të rregullt ligjor në disa aspekte dhe për dështimin në zbatimin

e vendimit të formës së prerë dhe në përputhje me nenin 13 të Konventës pretendoi se nuk

kishte mjete juridike efektive në dispozicion në lidhje me ankimin e mësipërm.

Në cështjen Driza Gjykata e Lartë më 17 dhjetor 1998 la në fuqi njohjen e së drejtës së pronës

së ankuesit. Pavarësisht kësaj Gjykata e Lartë më 7 dhjetor 2000 mori në shqyrtim cështjen

me anë të rekursit në interes të ligjit cështjen në fjalë. Në vendimin e mësipërm kolegjet e

bashkuara të Gjykatës së Lartë prishën vendimin gjyqësor të dhënë po nga e njëjta gjykatë.

Gjykata cmoi se duke i dhënë kryetarit të drejtën për të lejuar rigjykimin e një vendimi të

formës së prerë dhe duke lejuar përdorimin e proçeseve gjyqësore paralele, Gjykata e Lartë

nuk mori fare parasysh të gjithë proçesin gjyqësor, rezultat i të cilit ishte një vendim gjyqësor

që në fakt përbënte res judicata . Në këtë aspekt prishjen e një vendimi të formës së prerë sic

ishte ai i 17 dhjetorit 1998 të gjykatës së lartë pavarësisht se ekzistonte një dispozitë ligjore në

kodin e proçedurës civile që justifikonte një veprim të tillë GJEDNJ e konsideroj si shkelje e

proçesit të rregullt ligjor duke u bazuar vec të tjerash në parimin e sigurisë juridike. Ankuesi

pretendoi gjithashtu se është prekur parimi i paanshmërisë së gjykatës. Ky i fundit është

sanksionuar si pjesë e proçesit të rregullt ligjor në nenin 42 dhe 6 të KEDNJ. Në bazë të

proçesit të rregullt gjithkush ka të drejtë të degjohet drejtësisht publikisht, brenda një afati të

arsyëshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme .. etj. Në lidhje me këtë pretendim

ankuesi pretendoi se paanshmëria objektive e gjykatës është cënuar nga pjesëmarrja e 6 antarëve

të trupit gjykues gjatë rekursit, të cilët kishin gjykuar çështjen në themel më përpara duke

dhënë vendimet e datës 17 dhjetor 1998 dhe 7 dhjetor 2000. Nga këto dy fakte GJEDNJ cmoi

se është shkelur e drejta e ankuesit për një gjykim të drejtë nga një gjykatë e paanshme në bazë

të nenit 6/1 të KEDNJ. Po kështu mosekzekutimi i vendimeve të formës së prerë të datës 17

dhjetor 1998 dhe të datës 7 dhjetor 2000 përbën shkelje po të njëjtit nen. Gjykata për shkak të

shkeljes së parimit të sigurisë juridike , paanshmërisë së trupit gjykues dhe moszbatimit të një

vendimi të formës së prerë vendosi se ka shkelje të proçesit të rregullt ligjor.

3.2 Çështja Taulant Balliu kundër Republikës së Shqipërisë

Në cështjen në fjalë ndaj Z.Taulant Balliu ai pretendoi se i është mohuar e drejta për një

proçes të rregullt ligjor sanksionuar nga neni 42 i kushtetutës dhe 6 i KEDNJ. Ai argumenton

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!