14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

60

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

a. Testi objektiv i cili përcaktohet nga fakti nëse gjyqtari ka ofruar garanci proçeduriale të

mjaftueshme për të përjashtuar cdo gjykim legjitim të anshmërisë

b Testi subjektiv i cili përcaktohet nga bindja e brendshme e gjyqtarit për mënyrën e

zgjidhjes së cështjes.

Paanësia e gjykatës në një proçes pranohet se është një garanci kushtetuese për çdo

individ. Paanësia përbën prezumim sipas të cilit gjykatësi në zgjidhjen e cështjes ka vepruar

duke respektuar të dy testet e mësipërme përderisa njëra nga palët të paraqes prova në

proçes që vërtetojnë të kundërtën. Në rast të vërtetimit të shkeljes së paanësisë së gjykatës

atëhrë do të kemi rrjedhimisht edhe shkeljen e parimit të barazsë para ligjit pasi zbatimi i

ligjit pjesë e së cilës është dhe e drejta për një proces të rregullt nuk është zbatuar në

mënyrë të paanshme duke respektuar teste Paanshmëria lidhet ngushtësisht me detyrimin

ligjor për të qëndruar pasiv dhe mbi palët ( super partes) të gjykatës.

Mund të themi që imuniteti gjyqësor është një element që gjyqtarët ta kryejnë në mënyrë

më të pavarur detyrën e tyre.

Në mënyrë që të respektojë funksioni e saj super partes , gjykata nuk duhet në asnjë lloj

mënyre apo forme të promovojë interesa, të ndihmojë në cfarëdolloj forme njërën nga

palët. Në raste të tilla ajo shkëputet nga funksioni i saj i paanshëm duke shkelur parimin e

paanësisë dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

Palës në të gjitha rastet duhet t’i jepet mundësia të përgjigjet akuzave drejtuar kundër tij .

Kërkesa për paanësi përfshin brënda saj parimin themelor që “një person nuk mund të jetë

gjyqtar i ceshtjes së tij”. Ky parim është zhvilluar nga doktrina dhe juriprundenca duke

theksuar se gjyqtari i cili është pjesë e gjykimit ka interesa mbi përfundimin e cështjes, ka

dhënë mendim për të apo cfardo lidhje tjetër që lë dyshime të arësyeshme për anësi

konsiderohet “pjesë e gjykimit të cështjes së tij”. Ky element është plotësisht i mjaftueshëm

për të konsideruar anësinë e trupit gjykues ose për të përjashtuar paraprakisht gjyqtarin

nga gjykimi i cështjes.

Në rastet kur ndodhet para konfliktit të interesit të përcaktuar nga ligji , anëtarët e trupit

gjykyes apo gjykatësi duhet të zëvëndësohen me anëtrë të tjerë të cilët nuk kanë asnjë

element interesi mbi cështjen. Një vendim në bazë të së cilit një anëtar ka konflikt interesi

nuk mund të konsiderohet që është I drejtë. Po kështu dhënia e një vendimi të mëparshëm

të gjyqtarit mbi cështjen nuk lejon që gjyqtari të jetë pjesë e rigjykimit të saj. Në raste të

tilla kemi shkelje paanësisë objektive. GJEDNJ është shprehur se “ cilido gjyqtar në lidhje

me të cilin ekzistojnë arësye legjitime për të pasur frikë se i mungon paanshmëria duhet të

tërhiqet nga gjykimi i cështjes “. Ashtu sic është theksuar në vazhdimësi nga Gjykata

Kushtetuese por edhe ajo e të Drejtave të Njeriut detyrë e gjykatës në çdo proces gjyqësor

është që jo vetëm të japë drejtësi por edhe të mundësojë krijimin e besimit tek publiku se

ajo do të shfaqet si e paanshme në zgjidhjen e çështjes. Në demokraci, ligjshmëria e rolit

të gjyqtarit varet jo vetëm nga qenia e tij, por dhe nga shfaqja e tij i paanshëm dhe i

pavarur, duke qenë roli i tij në mënyrë esenciale pasiv dhe super partes.

Duke pasur nën kujdes që të realizohet në cdo rast një gjykim i pavarur dhe i paanshëm i

personave GJEDNJ në cështjen Dauti kundër Shqipërisë ka theksuar domosdoshmërinë

e së paku një kontrolli gjyqësor vendimeve të organeve administrative. Gjykata Kushtetutese

gjithashtu me vendimin. nr.10, datë 11.05.2006 ka theksuar se “Qëllimi është që ndaj

veprimeve të pushtetit administrativ që prekin të drejtat e individit, duhet të ushtrohet një

kontroll, i cili nuk mund të jetë tjetër veçse kontroll gjyqësor. “Shteti ligjor presupozon,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!