14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 75

Nr. 542680, § 41, më 18 Nëntor 2004). Në çdo rast, u takonte organeve kompetente të

garantonin ekzekutimin e vendimeve gjyqësore duke qënë, se janë ato që kanë mjetet e

nevojshme ligjore dhe burimet për të zbuluar vendndodhjen e fëmijës dhe për të siguruar

kthimin e saj. Në këto rrethana, nuk mund të pretendohet, se ankuesi duhej t’u bënte

kërkesa të përsëritura përmbaruesve, ose të ankohej për mosveprimin e tyre tek një gjykatë

për të arritur ekzekutimin e vendimit. Ankuesi u ankua se autoritetet Shqiptare nuk mundën

të vepronin në përputhje me vendimin e formës së prerë që i garantonte atij kujdestarinë

për të bijën. Ai u mbështet në Nenin 6 § 1 të Konventës, i cili në pjesët e tij përbërëse

nënvizon si më poshtë: “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht,…..nga

një gjykatë….., e cila do të vendosë qoftë për mosmarrëveshjet mbi të drejtat dhe detyrimet

e tij me karakter civil,……..”

Lidhur me konstatimet e mësipërme gjykata konstaton Shqipërinë fajtore për shkelje të

proçesit të rregullt në përputhje me nenin 6 të KEDNJ.

3.5 Çështja Bershiri e të tjerë kundër Republikës së Shqipërisë

Cështja Beshiri e të tjerë kundër Shqipërisë trajton pretendimet e katër vëllezërve dhe

motrave për kthimin pas shtetëzimit gjatë periudhës të një godine banimi ( vilë ) dhe dy

parcelave tokë në Tiranë. Në vitin 1996 pas kërkesës së ankuesve komisioni i kthimit dhe

kompesimit të pronave i kthen atyre të drejtën e pronës mbi godinën e banimit ( vilën ) dhe

njërën prej parcelave. Pas këtij vendimi banori i vilës që i ishte alokuar ankuesve, ngriti një

padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke pretenduar të drejta pronësie mbi vilën dhe parcelën

e tokës afër saj. Cështja shkon nëpërmjet rekursit deri në Gjykatën e Lartë ku pas

rekomandimeve të saj e kthen atë për rigjykim në Gjykatën e Apelit. Në vendimin e saj

Gjykata e Apelit i njeh të drejtën e pronësië ankuesve Beshiri e të tjerë mbi dy parcelat e

tokës. Godina e banimit sipas gjykatës nuk mund ti kthehet palëve pasi shtetëzimi i saj

është bërë në përputhje me kërksesat e ligjit material dhe rrjedhimish ankuesit nuk përfitonin

të drejtën e pronësisë mbi të. Përsa i pëket parcelave gjykata konstatoi pamundësinë e

kthimit të tyre në natyrë dhe rrjedhimisht kompesimin e tyre në një ndër format e caktuara

nga ligji. Vendimi u ankimua në Gjykatën e Lartë por kërkesa u rrëzua si e pabazuar. Pas

kërkesës në Gjykatën Kushtetuese kjo e fundit deklaroi të papranueshëm kërkesën pasi

ishte jashtë juridiksionin të saj .

Cështja u paraqit para GJEDNJ në 2006 ndërsa vendimi i formës së prerë së Gjykatës së

Apelit daton më vitin 2001. Sipas nenit 6 § 1 dhe 13 të Konventës, ankuesit u ankuan rreth

neglizhencës së autoriteteve për të përmbushur detyrimet e përcaktuara në vendimin e

Gjykatës së Apelit Tiranë të datës 11 prill 2001, në lidhje me çështjen e kompensimit.

Sipas palës Shqiptare kërkuesit nuk e pranonin rezultatin e proçedimeve, që çuan në

vendimin e datës 11 prill 2001. Në këto kushte, ata neglizhuan të kërkonin fillimin e

proçesit të ekzekutimit në Gjykatën e Rrethit, Tiranë, ku do të siguronin daljen e urdhërit

me shkrim për zbatimin e vendimit në fjalë. Për më tepër, referuar vëzhgimeve të palës

shqiptare, ankuesit gjithashtu nuk kishin përdorur mjetet juridike të parashikuara në Aktin

e ri të Pronësisë (Ligji Nr 9235 i datës 29 korrik 2004) sa i takon kompensimit. Kështu,

pretendimi i ankuesve sipas këtij kreu duhej të deklarohej i papranueshëm për neglizhencë

të përdorimit të mjeteve juridike të brendshme. Në vendimin e saj GJEDNJ rithekson

shkeljet e proçesit të rregullt ligjor në lidhje me moszbatueshmërinë e vendimeve të formës

së prerë. GJEDNJ ka shprehur përsëri ashtu se mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore

është detyrim i autoriteteve dhe si i tillë ato duhet të marrin të gjitha masat efektive për

ekzekutimin e tyre. Në këtë aspekt GJEDNJ lidh të drejtën për një proçes të rregullt ( për

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!