14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 61

ndër të tjera, që një ndërhyrje e autoriteteve ekzekutive në të drejtat e individit, duhet të

jetë objekt i një kontrolli efektiv që normalisht i përket gjyqësorit, i cili ofron garantimin

më të mirë të pavarësisë, paanësisë dhe procesit të rregullt”.

7.3 E krijuar ligjërisht

Përdorimi i termit “e krijuar ligjërisht” është përcaktuar për të siguruar që të gjithë personat

do të gjykohen nga një gjykatë, juridiksioni i të cilës është krijuar para nga ligji, duke

përjashtuar kështu veprimet arbitrare. Termi ka si qëllim gjithashtu të garantojë që organizimi

i drejtësisë në shoqëritë demokratike duhet të jetë i rregulluar nga një ligj sa më i lartë

(mundësisht Kushtetuta), duke përbërë garanci në këtë mënyrë për respektimin e së drejtës

për një proces të rregullt. Termi ligjërisht përfshin brënda tij nocionet e së drejtës të

kompetencës; ratione materiae, ratione personae dhe ratione temporis .

Ratione personae është pasja nga subjekti kërkues i cilësisë së përcaktuar nga ligji si një

ndër personat të cilët legjitiomohen të ngrënë padi apo të bëjnë kërkesa mbi cështje konkrete.

Ratione materiae përbën elementin kryesor për legjitimimin e subjektve si palë në proces.

Subjektet kanë detyrimin të argumentojnë interesin e ligjshëm të subjekteve nga kërkesa/

t mbi cështjen. Në rast se pala nuk vërteton se ka interes të ligjshëm mbi cështjen atëherë

kërkesa e tij nuk mund të shqyrtohet nga gjykata.

Ratione temporis është e lidhur ngushtë me përcaktimin e një afati të caktuar brenda së

cilës personi duhet t’i drejtohet gjykatës. Ligji mund të përcaktojë afate të tilla , kalimi i së

cilave nuk legjitiomojnë subjektin kërkues të vërë në lëvizje gjykatën për shqyrtimin e

kërkesës. I tillë është përcaktimi ligjor i nenit 50 të ligjit Nr.8577 Dt.10.02.2000 “Për

Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” i cili

sanksionon se “Kërkesat në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e pajtueshmërisë së

ligjit ose të akteve të tjera normative me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare,

mund të paraqiten brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e tyre.” Për llogaritjen e afateve

gjykata është shprehur se duke u bazuar në nenin 1, paragrafi 2, të ligjit të mësipërm në

të cilin është sanksionuar rregulli se “për çështje që lidhen me procedura që nuk rregullohen

nga ky ligj, Gjykata Kushtetuese merr parasysh edhe dispozitat ligjore që rregullojnë

procedurat e tjera, duke marrë në konsideratë natyrën ligjore të çështjes”. Në këtë kontekst,

neni 149 i Kodit të Procedurës Civile parashikon se “afati nuk quhet i humbur, kur kërkesa

ose akti është dërguar me postë edhe në ditën e fundit të afatit” .

8 Gjykimi brenda një afati të arsyeshëm

Afati arsyeshëm është një ndër standartet që proçesi i rregullt sanksionon në bazë të të

cilit qëndron fakti që dhënia e drejtësisë duhet të jepet brenda një kohe sa më të shkurtër

të mundshme. Faktorë të vlerësimit nëse proçedura të caktuara kanë përmbushur standartin

e “afatit të arësyeshëm” janë kompleksiteti i cështjes , qëndrimi i autoriteteve , qëndrimi i

kërkuesit dhe cfarë kërkohet. Kompleksiteti i një cështje vlerësohet në dritën e faktorëve

si natyra e fakteve apo numri i aktorëve të përfshirë si ; të paditurit , dëshmitarët , kryerja

e veprimeve të nevojshme si ekspertimet , eksperimentet etj. GjEDNJ ka përcaktuar në

një numër cështjes se sjellja e këshilltarit ligjor të palës i atribuohet asaj kur ndodhin

vonesa për shkak të veprimeve të ndërmarra nga këshilltari. Vonesa për shkaqe të tilla me

gjithë se mund të bëhen shkak për kalimin e një afati relativisht të gjatë nuk konsiderohen

shkelje pasi është vet përfaqësuesi i palës, veprimet e të cilit përbëjnë shkak për vonesa të

tilla . Përsa i përket sjelljes së autoriteteve jurisprundenca e gjykatës ka përcaktuar në

mjaft raste se shteti është gjithmon përgjegjës për të gjitha vonesat e shkaktuara nga

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!