14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 59

dhe për të garantuar pavarësinë nga pushtetet e tjera dhe ndryshimet si pasojë e zgjedhjeve

periodike.

b) Siguria financiare - Themelore për këtë elemënt është që e drejta për pagesën, pensionin

apo cdo privilegj tjetër i fituar duhet të jetë i siguruar me ligj dhe jo të jetë subjekt i

ndërprerjes arbitrare nga ekzekutivi apo legjislativi si një ndër mënyrat e mundshme të

ndikimit në të. Në limitet e këtij parimi qëndron e drejta e riorganizimit të sistemit gjyqësor.

c) Pavarësia institucionale lidhet me të drejtën e administrimit të sistemit gjyqësor. Është

e papranueshme që ndikime të jashtme të përfshihen në këtë administrim. Megjithatë

është e nevojshme të ketë disa marrdhënie institcionale midis pushtetit gjyqësor dhe atij

ekzekutiv. Këto marrdhënie nuk duhet të prekin pavarsinë e gjykatës.

Mbi elementët e mësipërm Gjykata Kushtetuese është shprehur se:

Statusi ligjor i gjyqtarëve dhe i gjykatave duhet gjithashtu t’i shërbejë garancisë së pavarësisë

së tyre. Vlerësimi i sistemit të garancive dhe pavarësia e gjyqtarëve dhe gjykatave janë

ngushtësisht të ndërlidhura ndërmjet tyre. Garancitë kushtetuese për statusin e gjyqtarit

lidhen me emërimin, paprekshmërinë dhe palëvizshmërinë e tyre nga detyra pa shkaqe të

përligjura, me mosndjekjen e tyre penalisht dhe disiplinarisht pa vendim të motivuar të

KLD-së, si dhe me garancitë financiare .

Respektimi i parimit të pavarësisë mundëson respektimin e parimit të barazisë para ligjit

sanksionuar në nenin 18.1 të Kushtetutës dhe krijimin e besimit që gjykatat duhet të

gëzojnë në shtetin e së drejtës. Gjykimi nga një gjykatë e pavarur përbehet nga dy elementë

; pavarësia dhe paanësia e gjykatës.

Në përputhje me detyrat që u ka ngarkuar Kushtetuta pushteti gjyqësor është i pajisur me

pushtet të mjaftueshëm, gjë që i jep mundësinë të marrë vendime në mënyrë të lirë dhe të

pavarur. Ky parim ka si qëllim të vetëm të tij qënien e lirë të gjykatave për të dhënien e

vendimeve të saj vetëm duke u bazuar në bindjen e brendshme dhe në përputhje me

Kushtetutën dhe ligjet. Në funksion të mbrojtjes dhe respektimit të këtij parimi Kushtetuta

e Shqipërisë ka përcaktuar një sër garancishë për kryerjen në mënyrë të pavarur dhe të

paanshme të detyrave të nga ana e gjyqëtarëve. Pjesa 9 e saj përcakton mënyrën e emrimit

të gjyqëtarëve (neni 136) , imunitetin e gjyqëtarëve ndaj ndjekjes penale ( neni 137) ,

garancia e qëndrimit në detyrë për një kohë të pakufizuar si dhe moslejimin e uljes së

përfitimeve të gjyqëtarëve ( neni 138) , mbarimi i mandatit të gjyqtarit ( neni 139),

mospeërputhshmëria me funksionin e gjyqtarit ( neni 143) dhe mbi të gjitha neni 145 i

Kushtetutës i cili përcakton se ; Gjyqtarët janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm Kushtetutës

dhe ligjeve. Pika 3 e nenit sanksonon ; ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave passjell

përgjegjësi sipas ligjit.

Pavarësia dhe paanësia e gjyqtarit është kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për

shqyrtimin e pavarur dhe të paanshëme të çështjes. Këto norma Kushtetuese i ngarkojnë

institucionet dhe pushtetet e tjera me detyrën kushtetuese që të respektojnë pavarësinë e

gjykatave. Garancitë për ushtrimin në mënyrë të pavarur dhe të paanshëm të detyrave të

gjyqtarëve nuk duhen kuptuar si privilegj. Ajo duhet kuptuar si një detyrim i gjyqtarëve

dhe gjykatës që lind nga e drejtat e cdo personi si një ndër të drejtat themelore, për të patur

një arbitër nga i cili të dëgjohet dhe të jetë i paanshëm në zgjidhjen e cështjes.

Ashtu sic u theksua më sipër pavarësia dhe paanësia janë koncepte qe bashkëveprojnë

me njëri tjetrin por me gjithë atë mund të themi qe kanë dallime thelbësore ndërmjet tyre

ku paanshmëria i referohet qëndrimit objektiv dhe subjektiv të gjyqtarit në lidhje me cështjen

dhe palët. Paanshmëria përcaktohet nga dy aspekte ;

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!