14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

64

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Barazia e armëve nënkupton të drejtën e cdo pale pëer të patur mundësi për të paraqitur

pretendimet, prapësimet, provat apo cdo element tjetër në kushte qe nuk e vënë atë në një

disavantazh vis-à-vis kundërshtarit të tij. Ky parim aplikohet si në proçeset civile ashtu

dhe në ato penale. Në procedimin penal kemi shkelje kur I akuzuari ndalohet apo njohja

me aktet e procedimit bëhet e pamundur duke cënuar në këtë mënyrë si parimin ashtu dhe

të drejtën për ushtrimin e një mbrojtje efektive. Në të gjitha rastet duhet patur kujdes pala

jo vetëm të marrë aktet por edhe të ketë kohën e nevojshme të njihet me to. Marrja e

akteve është një pjesë e së drejtës për tu njohur me aktet , njohja është pjesa e dytë e cila

ashtu si e para është thelbësore pasi i siguron palës të drejtën për tu njohur dhe përgatitur

mbrojtjen. Gjykata e Lartë në lidhje me të drejtën e palëve për tu njohur me aktet ka

theksuar se “Gjykata vë në dukje se, nëpërmjet realizimit si duhet të proçesit të njohjes së

të pandehurit apo mbrojtësit me aktet e çështjes penale në ngarkim të tij, atij i jepet mundësia

që, së pari, të paraqesë pretendimet eventuale rreth rregullshmërisë së procedurës së

ndjekur gjatë kryerjes së veprimeve të ndryshme hetimore apo rezultateve të tyre dhe,

ç’është akoma më e rëndësishme, për të përgatitur një mbrojtje sa më efektive, të cilën do

ta përdorë gjatë ecurisë së mëtejshme, deri në përfundimin në gjykatë të proçesit penal në

ngarkim të tij. Trajtimi në këtë mënyrë i rëndësisë së këtij proçesi është në përputhje me

frymën që del nga permbajtja e nenit 31/a, b të Kushtetutës së Shqipërisë, ku parashikohet

se: Gjatë proçesit penal kushdo ka të drejtë: a) të vihet në dijeni menjëherë dhe hollësisht

për akuzën që i bëhet ...; b) të ketë kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur

mbrojtjen e vet. Nga ana tjeter, ky trajtim pajtohet edhe me frymën që i jep artikulli 6(3)(a)

i KEDNJ të drejtës për t’u informuar mbi akuzën dhe që i përgjigjet pretendimit legjitim të

personit për të ditur pse shteti ka vepruar kundër tij, si dhe qëllimit për t’i dhënë atij

informacionin që do t’i nevojitet për të përgatitur mbrojtjen .”

E drejta për të pasur akses mbi aktet lidhet gjithashtu edhe me një të drejtë tjetër mjaft të

rëndësishme, atë të mbrojtjes . Në raste njëra nga palët nuk ka marrë dijeni për aktet

atëhërë gjykata me kërkesë të palës urdhëron dhënien e një kopjeje të akteve. Parimi i

barazisë së mjeteve ka si qëllim dhënien e akteve të palës që nuk i ka ato në mënyrë që të

njihet me to. Vetëm nëpërmjet njohjes së akteve respektive mund të themi që realizohet

parimi i barazisë së armëve. Kjo e drejtë përcakton detyrimin negativ të trupit gjykues të

mos ndihmojë asnjërën nga palët në proçes me anë të mendimeve apo opinioneve të tij.

Me cënimin e barazisë së mjeteve ( armvëve ) shkelet gjithashtu parimi i barazisë para

ligjit sanksionuar nga neni 18.1 i Kushtetutës.

Është detyrim I procesit të rregullt që prokurori të njohë palën në mbrojtje në të gjithë

aktet megjithatë ky nuk është një detyrim absolut. Në rastet kur aktet përmbajnë elementë

të sigurisë kombëtare, të mbrojtjes së dëshmitarëve, të mbrotjes së metodave të investigimit

apo ndonjë të drejte tjetër themelore individuale apo me interes publik mund të kërkohet

nga prokurori që pala mos të ketë akses në aktet. Ky ndalim duhet në cdo rast të cmohet

nga gjykata në raport me të drejtën e të akuzuarit për tu njohur me aktet. Në rastet kur

prokurori bind gjykatën që ndalimi I aksesit në akte është justifikuar gjykata mund të

vendosë ndalimin e aksesit në akte për një afat të caktuar. Në rast se masa të tilla kufizojnë

të drejtat e mbrojtjes të cilat janë absolutisht të nevojshme dhe që mos dhënia e mundësisë

se aksesit në to do ta cënonte të drejtën e mbrojtjes së palës duke e vënë atë në një pozitë

të disavantazhuar kufizimi I kësaj të drejte duhet të konsiderohet si shkelje e barazisë në

procedura (armëve) .

Për sa i përket komunikimit të kërkesave nga ana e gjykatës dhe rishikimit të vendimit

gjyqsor Gjykata Kushtetues në vendimin. nr.8, datë 02.05.2006 është shprehur se “Nga

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!