14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT 15

EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË GJYKATËS

EVROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Erinda Bllaca,

MA

1.0 Si funksionon ekzekutimi i vendimeve

Palët e Larta Kontraktuese të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë angazhuar

të sigurojnë për çdo njeri që i përket juridiksionit të tyre të drejtat dhe liritë e përcaktuara

në Pjesën e Parë të Konventës dhe në këtë kuadër janë angazhuar “të vënë në zbatim

vendimet përfundimtare të Gjykatës për çdo çështje ku ato janë palë” (Neni 46 paragrafi i

1, i Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut)

Në përputhje me Nenin 46, paragrafi 2, Komiteti i Ministrave është përgjegjës për

mbikqyrjen e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kur vendimi përfundimtar i është komunikuar Komitetit të Ministrave, ky i fundit fton

Shtetin e paditur ta njoftojë për hapat e marrë nga ai, për të paguar shpërblimin e drejtë

(kompesimin dhe/ose kostot dhe shpenzimet) të dhënë, si dhe për çdo individ, duke

përfshirë masat e përgjithshme që mund të jenë të nevojshme për të përmbushur detyrimet

ligjore të Shtetit për tu angazhuar ndaj vendimit. Në kryerjen e kësaj detyre Komiteti

ndihmohet, përveç sekretariatit të tij, nga një departament i posaçëm i Sekretariatit të

Këshillit të Evropës i cili është Departamenti për Ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës

Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Këtu theksohen lidhjet e ngushta mes ekzekutimit të

mirë, implementimit të drejtë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Shtetet

anëtare të Këshillit të Evropës dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të

Njeriut. 2

2.0 Plan Veprimi – Raport Veprimi

2.1 Përkufizime dhe objektiva

Ekziston një Memorandum i përgatitur nga Departamenti i Ekzekutimeve të vendimeve të

Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në propozimet e tij praktike për mbikqyrjen e

vendimeve të Gjykatës CDDH përgjithësisht paraqet vëmendjen e Komitetit në faktin që,

me qëllim shmangien e situatave të ngadalësimit, është esenciale që Shteti i paditur të

2

Këshilli i Evropës, ekzekutimi i vendimeve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!