14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

58

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

7.2 E pavarur dhe e paanshme

Gjykimi nga një gjykatë “e pavarur dhe paanshme” është një ndër parimet kushtetuese që

qëndrojnë në themel të një proçesi të rregullt ligjor. Ai sanksionohet në nenin 7 , 145 dhe

pjesë nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë , nenit 6 të KEDNJ , 10 të

Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut , neni 14 i Konventës Ndërkombëtare Për të

Drejtat Civile dhe Politike , neni 8 i Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut , neni 7

i Konventës Afrikane për të Drejtat e Njerëzve etj. Të gjithë këto akte sanksionojnë gjykimin

nga gjykatë e pavarur dhe paanshme si një ndër elementët thelbësor të së drejtës për një

proces të rregullt ligjor.

Termi i pavarur i referoeht pavarsisë së gjykatave nga ekzekutivi, legjislativi dhe cdo palë

tjetër. Termi palë të tjerë i referohet cdo personi apo organi që mund të ushtroj presion

nëpërmjet autoritetit të tij shtetëror kundrejt cdo personi apo organi pjesë e pushtetit

gjyqësor. Një trup gjykues mund të konsiderohet e pavarur kur ai përmbush një sër

garancish të cilat sigurojnë objektivitetin e tij në gjykimin e cështjes.

Pavarësia e gjyqësorit bazohet në parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve i

sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës në të cilin sanksionohet se pushteti gjyqësor ushtron

veprimtarinë e tij i pavarur nga pushtetet e tjera. Ky parim përcakton funksione dhe detyra

të ndryshme për cdo pushtet pasi ndarja e pushteteve në thelb është ndarje funksionesh

dhe kompetencash. Ky parim në sanksioninimin e detyrave sanksionon dhe të drejtën e

gjykatave nga njëra anë mos të ndikohen nga asnjë pushtet tjetër në cfarë do formë apo

mënyrë dhe detyrimin e pushteteve apo cdo organi tjetër në qëndrimin pasiv për të mos

ndikuar në asnjë lloj forme apo mënyre në dhënien dhe ushtrimin e drejtësisë nga gjykatat.

Duke u bazuar në këtë parim pushteti gjyqësor gëzon të gjithë kompetencën për ushtrimin

e funksionit në mënyrë të pavarur. Për të respektuar sa më shumë pavarësinë e gjykatave

Kushtetuta ka përcaktuar një organ të vecantë që është Këshilli i Lartë i Drejtësisë i cili në

shumicën e tij përbehet nga vet gjyqëtarët të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore .

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) është autoriteti shtetëror përgjegjës për mbrojtjen,

emërimin, transferimin, shkarkimin, edukimin, vlerësimin moral e profesional, karrierën,

dhe për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të

gjykatave të apelit . Nëpërmjet sanksionimit të këtij organi mund të themi që gjyqësorit i

krijohet mundësia të vetkontrollohet duke shmangur cdo dyshim për ndërhyrje të pushteteve

të tjera nëpërmjet kauzës së kontrollit të ligjshmërisë së funksionimit. Po kështu mund të

ketë një sër mënyrash inidirekte në të cilën një pushtet kërkon të ndërhyjë në pushtetin

tjetër. Në shqyrtimin e ankesave mbi këtë element Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e

kujdesshme për të mbrojtur në cdo rast pavarësinë e gjyqsorit. Në Hungari megjithëse

Ministri Dretjësisë jepte apo rekomandonte dhënien e cmimeve të nderit për gjyqtarët në

aktivitet gjyqësor u konsiderua shkelje e pavarsisë së gjyqësorit si një mënyrë indirekte e

ndërhyrjes në të. Po kështu në Lituani pagesa e premimve gjyqtarëve u konsiderua në

kundërshtim me parimin e pavarësisë gjyqësore .

Përgjithësisht konsiderohen si tre kushte thelbësore që ndikojnë mbi pavarsinë gjyqesore;

a) Siguria e detyrës ( mbajtja e postit) – Është e rëndësishme që gjykatësit të kenë sigurinë

që do shkarkohen nga detyra vetëm për arsye ligjore dhe që kohëzgjatja e tyre në punë do

të vazhdojë deri në moshën e daljes në pension më garancinë që nuk do të ndërpritet në

mënyrë arbitrare. Kjo garanci përbën parimin e pandryshueshmërisë së gjyqtarëve në

detyrë. Në rast se lind e nevojshme heqja nga puna e tyre atëherë është e domosdoshme

që ajo të bëhet në përputhje të plotë me procedurën e përcaktuar në Kushtetutë dhe ligjet

specifike. Parimi është ngritur duke u bazuar në funksionin specifik që ka pushteti gjyqësor

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!