14.01.2015 Views

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

F:\Botime Design Elvira\Librat - Arct

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

20

SHËNDETI MENDOR DHE TË DREJTAT E NJERIUT

çështje me përpilimin e një rezolute finale. Në disa raste, rezolutat e përkohëshme mund të

jenë të duhurat. Të dyja llojet e rezolutave publikohen.

5.1 Rregullat për mbikqyrjen e ekzekutimit të vendimeve

Rregulli 6. Informacioni për Komitetin e Ministrave mbi ekzekutimin e vendimeve

1. Kur në një vendim të transmetuar në Komitetin e Ministrave në përputhje me Nenin

46, paragrafi i dytë i Konventës, Gjykata ka vendosur se ka patur dhunim të Konventës

ose të Protokollit të saj, Komiteti fton Palën e Lartë Kontraktuese që ta informojë për

masat që Pala e Lartë Kontraktuese ka ndërmarrë apo ka ndër mend të ndërmarrë në lidhje

me vendimin, duke patur parasysh obligimin që ka mbi Nenin 46, Paragrafi i 1, i Konventës.

2. Ndërsa në lidhje me mbikqyrjen e ekzekutimit të vendimeve nga Pala e Lartë

Kontraktuese, Komiteti i Ministrave do të ekzaminojë:

a-) Në qoftë se ndonjë kompensim i vendosur nga Gjykata është paguar.

b-) Në qoftë se Pala e Lartë Kontraktuese ka zgjedhur mënyrën e nevojshme për të

pëmbushur vendimet në lidhje me:

(i) Masat individuale të cilat janë ndërmarrë për të siguruar që dhunimi ka përfunduar

dhe pjesa e dëmtuar të jetë në të njëjtën situatë siç ishte përpara dhunimit të Konventës;

(ii) Masat e përgjithshme janë adaptuar, duke parandaluar dhunime të reja të ngjashme,

dhunimet e gjetura apo kufizimin e dhunimeve të vazhdueshme.

Rregulli 7. Intervalet e kontrollit

1. Derisa Pala e Lartë Kontraktuese të ketë siguruar informacionin për progresin e

kompensimit të vendosur nga Gjykata, çështja do të vendoset në axhendën e çdo mbledhjeje

për të drejtat e njeriut të Komitetit të Ministrave deri në momentin që Komiteti vendos

ndryshe.

2. Nëse Pala e Lartë Kontraktuese informon Komitetin e Ministrave se nuk është ende

gati ta informojë për masat e përgjithshme të nevojshme për të siguruar përmbushjen e

vendimit, çështja do të paraqitet sërisht në axhendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave

që do të zhvillohet jo më vonë se gjashtë muaj më vonë, vetëm nëse Komiteti vendos

ndryshe. I njëjti rregull ndiqet nëse kjo periudhë përfundon dhe për çdo periudhe pasardhëse.

Rregulli 8. Aksesi për informacion

1. Masat e këtij rregulli janë pa dyshim me natyrë konfidenciale për diskutimet e Komitetit

të Ministrave në përshtatje me Nenin 21 të Statutit të Këshillit të Evropës.

2. Informacioni në vijimësi duhet të jetë i arritshëm tek publiku derisa Komiteti të

vendosi ndryshe me qëllim për të mbrojtur publikun e arsyeshëm ose interesat private:

a-) Dokumentat dhe informacionet i sigurojne Komitetit të Ministrave, në përputhje me

Rregullat prezente, mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

3. Për të arritur vendimet e tij, sipas paragrafit 2 të këtij Rregulli, Komiteti duhet të

ndërmarri parasysh ndër të tjera:

a- ) Arsyetimin e kërkuar të bërë në mirëbesim, që do të thotë se në këtë kohë informacioni

është parashtruar nga Pala e Lartë e Kontraktuar, nga pala e paditur, nga organizatat

joqeveritare apo nga institucione kombëtare për promocionin dhe mbrojtjen e të drejtave.

b-) Arsyetimin e kërkuar të bërë në mirëbesim nga ndonjë Palë tjetër e Lartë e Kontraktuar

e lidhur me informacionin pa vonesa, ose të paktën në kohë për ekzaminimin e parë nga

Komiteti.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!