05.06.2013 Views

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Studimi Demografik dhe ... - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

metodat kontraceptive midis femrave të pamartuara seksualisht aktive dhe grupeve të tjera të femrave

është më i madhi për kontracepsionin e urgjencës dhe sterilizimin mashkullor.

Ashtu si me femrat edhe për meshkujt, metodat moderne janë të njohura më gjerësisht se sa

metodat tradicionale. Për shembull, 97 përqind e të gjithë meshkujve kanë dëgjuar për të paktën një

metodë kontraceptive, ndërkohë që vetëm 92 përqind njohin një metodë tradicionale. Për të gjithë

meshkujt, metoda moderne e njohur më gjerësisht është prezervativi (96 përqind), ndërkohë që

tërheqja (92 përqind) është metoda tradicionale më e njohur. Pilulat njihen nga 59 përqind e

meshkujve, ndërkohë që sterilizimi femëror dhe kontracepsioni i urgjencës njihen nga përkatësisht 37

dhe 33 përqind. Afërsisht një në katër meshkuj ka dëgjuar për metodën e sterilizimit mashkullor,

injeksionet, dhe metodën e ritmit. Metodat më pak të njohura janë LAM, DIU, prezervativi femëror (9

përqind, secila), dhe implantet (5 përqind).

Ashtu si te femrat, njohuritë për kontraceptivët janë paksa më të larta mes meshkujve

aktualisht të martuar dhe meshkujve të pamartuar seksualisht aktivë sesa mes të gjithë meshkujve.

Numri mesatar i metodave të njohura nga të gjithë meshkujt është 4.2, krahasuar me 4.6 te meshkujt e

martuar dhe 5.0 te meshkujt e pamartuar seksualisht aktivë. Boshllëku i njohurive midis meshkujve të

pamartuar seksualisht aktivë dhe grupeve të tjera të meshkujve është më i madh për pilulën,

kontracepsionin e urgjencës, dhe prezervativin femëror.

Tabela 5.1 vë në dukje boshllëkun e madh të njohurive për kontraceptivët midis femrave dhe

meshkujve për sa i përket disa prej metodave femërore: sterilizimi femëror (58 përqind e femrave,

krahasuar me 37 përqind të meshkujve), pilula (85 përqind e femrave, krahasuar me 59 përqind të

meshkujve); DIU (35 përqind e femrave krahasuar me 9 përqind të meshkujve); dhe injeksionet (57

përqind e femrave, krahasuar me 24 përqind të meshkujve). Në tërësi, femrat përgjithësisht kanë më

shumë njohuri për metodat specifike për femrat se sa meshkujt dhe meshkujt kanë më shumë njohuri

për metodat specifike për meshkujt se sa femrat; megjithatë, hendeku gjinor i njohurive për metodat

specifike femërore është më i madh se sa hendeku për metodat specifike mashkullore.

Tabela 5.2 tregon përqindjen e femrave dhe meshkujve aktualisht të martuar që kanë dijeni

për ndonjë metodë kontracepsioni dhe ndonjë metodë moderne sipas karakteristikave të përzgjedhura.

Në tërësi, njohuritë për çfarëdolloj metode janë të larta dhe nuk variojnë në mënyrë thelbësore sipas

karakteristikave të përzgjedhura. Siç pritej, njohuritë për metodat moderne mes meshkujve dhe

femrave aktualisht të martuar janë disi më të ulëta mes të intervistuarve në moshë më të madhe

(mosha 45-49 vjeç); janë më të larta në zonat urbane se sa në zonat rurale dhe rriten me nivelin

arsimor dhe indeksin e pasurisë.

Planifikimi Familjar | 65

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!